Itali, fëmijët e emigrantëve, mësim në klasa të veçanta
Klasa të veçanta për fëmijët joitalianë, ky është propozimi i ardhur nga partia nacionaliste “Lega del Nord” (Liga e Veriut). Mes shumë debatesh Dhoma e Ulët e Parlamentit italian ka miratuar me 265 vota pro dhe 246 vota kundër një ligj sipas të cilit krijohen klasa të veçanta për të huajt në shkolla.
Pro dhe kundër
Debatet kanë qenë tejet të forta nga dy palët, si nga pozita, ashtu edhe nga opozita. Deputetët e të dy krahëve kanë ndezur debat. Madje ky propozim pritet të shkaktoje edhe një çarje mes grupeve të deputetëve. Ndërkohë që masat e reja për emigrantet priten të kalojnë me pakënaqësi, mes të cilëve kryetari i partisë opozitare në Itali, Valter Veltroni, i cili ka kundërshtuar fort këtë nismë ligjore.
“Është e patolerueshme aprovimi i Legës, i cili parashikon që fëmijët e emigrantëve të shkojnë në klasa të ndryshme nga ato të italianëve”, - ka pohuar për një media italiane Valter Veltroni. Ai ka komentuar mbi aprovimin që u prezantua dy ditë më parë nga Lega, përmes së cilës parashikohet futja e fëmijëve të emigrantëve që nuk flasin mirë italishten në klasa të veçanta.
“Ne kemi qenë emigrantë, - kujton Veltroni, - e na kanë pritur e na kanë integruar, edhe ne duhet tani të jemi një shoqëri që duhet të shtypë dhunën, por edhe të integrojmë”.
Për deputetin Veltroni, fenomeni i emigrimit klandestin luftohet vetëm me marrëveshje me vendet e origjinës, siç ka ndodhur me Shqipërinë, ndërkohë që kundërta ka ndodhur me Libinë prej së cilës ende vazhdojnë zbarkimet.
Një tjetër deputet i parlamentit italian shprehet se “jam dakord me aprovimin nismës ligjore të Legës”.
Më tej ai shton se “e kam të vështirë të kuptoj si mund të konsiderohet diskriminim krijimi i disa klasave të veçanta për fëmijët e vogëlushet e emigrantëve që nuk njohin mirë italishten, me qëllimin që t’u lejohet fëmijëve që në të ardhmen të kenë mundësi të frekuentojnë klasa të përbashkëta në të cilat mësohet italisht”.
Protesta
Propozimi i këtij ligji nga ana e Legës tronditi botën e shkollës, e cila është gjendur përballë provash të vështira nga protestat anti-Gelmini që në këto ditë krijojnë shqetësim në çdo lloj instituti.
Për këtë, mësues, nxënës dhe prindër nga të gjitha shkollat e Italisë kanë organizuar mbrëmjen e kaluar “Natën e Bardhë” nën moton “Që shkollat publike të mos kthehen në një fantazmë”.
Vetëm në Milano, sipas asaj që thonë site-t e shkollave, do të jenë të paktën 10 institute, disa shkolla në Venecia, pak a shumë 10 shkolla në Bolonja, ku dhe ka lindur kjo iniciativë e ku deklarohet edhe pushtimi i Fakultetit të Letërsisë nga ana e asamblesë të kërkimtarëve dhe të punonjësve të përkohshëm.
Takime janë parashikuar edhe në Romë, Xhenova, Torino, Peruxhia; Bresha, Parma e Viarexho. Në Napoli një njeri do ta mbajë një pishtar për të parakaluar në rrugët e qytetit nga sheshi “Jezus” në sheshin e “Plebeshitit”.