Ankand me Nënë Terezën
Me rastin e lumturimit të Nënë Terezës të bërë më 19 tetor 2003, në sheshin e Shën Pjetrit në Romë dhe që është udhëhequr nga vetë Ati i Shenjtë, Papa Gjon Pali II, kur ishte gjallë, njëherësh kjo datë është shpallur si ditë feste kombëtare në Shqipëri, e cila do të kujtohet nesër me një status krejtësisht të veçantë: modë, veshje në ngjyrat e Nënë Terezës, si dhe ankandi që do të organizohet me punët e disa piktorëve që kanë emëruesin e bamirëses. Bamirësia e artistëve tani bëhet realitet edhe këtu, paratë e mbledhura do të shkojnë në ndihmë të të varfërve
Ankand me Nënë Terezën
Nënë Tereza po shërben si performancë artistike, por edhe si bamirësi. Për ta identifikuar me ngjarjen më të rëndësishme, në vigjilje të 5-vjetorit të lumturimit të Nënë Terezës, nesër në mjediset e “Sheraton” organizohet një mbrëmje artistike ku janë të ndërthurura moda, stilimi në veshjet me tri ngjyrat karakteristike të Nënë Terezës, si dhe performanca poetike. Por ky aktivitet do të ketë në qendër të vëmendjes edhe pikturën, kur për herë të parë do të organizohet një ankand që mban alegorinë e portretit të bamirëses, përfitimet e të cilit do të shkojnë po për bamirësi. Është krejtësisht një diçka e veçantë brenda dhe jashtë Shqipërisë, ideuar nga stilistja tashmë e afirmuar në botën e modës shqiptare, Merita Toçila, e cila sërish guxon të thyejë tabutë pas nxjerrjes së modeles shqiptare nudo në sfilatën më të fundit të kësaj pranvere, gjatë Javës së Modës të Tiranës, ku nuk mungoi buja mediatike.
“Impakti i projektit shtrihet në disa plane, me karakter historik, kulturor, politik, social dhe turistik. Përveç performancës, do të zhvillohen edhe veprimtari paralele, si ankandi i veprave të përzgjedhura të krijuara nga piktorë shqiptarë për figurën e Nënë Terezës, si dhe ankandi i veshjeve të realizuara enkas për këtë ditë dhe të ardhurat që do përftohen do të shkojnë për bamirësi”, - thotë Merita.
Skënder Kamberi (Vlorë, 1939)
Kamberi do të prezantojë dy tablo: “Peizazh nga Arbana” dhe “Portreti i Nënë Terezës”. Në këto vepra Kamberi me ngjyra ekspresive dhe plot dritë evidenton bukur stilin e tij artistik që priret drejt impresionizmit dhe lojës koloristike të penelatave të shkathëta.
Piktorët që do të nxjerrin veprat e tyre në ankand janë: Skënder Kamberi me “Peizazh nga Arbana”, 2008, çmimi: 1000 euro si dhe “Nënë Tereza” 2008, me çmimin 1200 euro; Anastas Kostandini me tablonë “Peizazh nga Lini”, me çmim 450 euro, që i përket ciklit të peizazhit urban. I trajtuar me prirje kubiste, tabloja ruan megjithatë vërtetësi dhe thjeshtësi koloristike; Adnan Kastrati me tablonë “Pema e thatë”, me çmim 800 euro, e cila i përket krijimtarisë së vitit 2005. Është një tablo e intonuar dhe mjaft interesante si trajtim i një motive kaq të thjeshtë; Artan Shabani me tablonë “Vajza me mollë”, me çmim 800 euro, e cila iu përket veprave të vitit 2007. Aty piktori me një penelatë ekspresive shpalos motivin e tij piktorik nga Shqipëria.
Arben Bajo, me punimin në skulpture “Portret i Nënë Terezës”, me çmim 1200 euro, evidenton vlerat e artistit si një skulptor me një plastikë të rrjedhshme dhe të ngjeshur.
Orion Shima me tablonë “Pa titull” 2005, çmimi 600 euro, e cila ka dimensione modeste dhe është shkëputur nga krijimtaria e një cikli të madh që lidhet me pikturën e tij dekorative abstrakte; Idlir Koka me tablonë “Pa titull”, me një çmim 700 euro, e cila lidhet me emocionet e fuqishme të piktorit ndaj dekorativitetit dhe lojës koloristike formale. Piktura është përzgjedhur nga veprat e para të krijimtarisë së tij në vitin 2001 dhe i përket mix-medias.
Në këtë mbrëmje do të ketë një performancë të veshjes së Nënë Terezës, por këto të parë me një sy artistik. Do luhet me motivet që ka gjetur ajo në veshje, tre vijat blu që përkufizojnë pëlhurën e bardhë që mbështjell trupin, si në kohën kur njerëzit e njihnin dhe nuk e njihnin artin e prerjes.
Kryefjala iu takon krijimeve të risjella me motivin e Nënë Terezës, bardhë e blu. Stilimet do jenë duke e rrethuar trupin e njeriut me një fluiditet pëlhurash dhe vijash. Muzika, ndriçimi, plateja apo dhe vendet ku do ulet spektatori do të vihen në funksion të përcjelljes së konceptit të realizuar. Në fund të performancës do shfaqet modeli imazh.
“Ky aktivitet do ta bëjë më të pranishëm dhe të prekshme figurën madhështore të Nënë Terezës nga të gjitha shtresat. Përveç kënaqësisë artistike dhe informacionit artistik, ky eveniment do pasqyrojë krijimtarinë e disa fushave të artit nëpërmjet artistëve dhe përkatësisht në krijimtarinë për Nënë Terezën, duke u kthyer në bërthamën e një sërë veprimtarish që mund të organizohen paralel ato ditë për Nënë Terezën”.
Studio "Toçila" është një emër i njohur në fushën e sfilatave të modës në Shqipëri. Merita Toçila ka realizuar disa sfilata mode duke filluar nga viti 2006 (Retro'50 ), më 2007 – "Pranverë '07" dhe në prill 2008 "Vjeshtë – Dimër". E pasionuar pas ideimit të veshjeve dhe realizimit të tyre në mënyrë vetjake, Toçila hyri në pasarelat shqiptare me guxim dhe entuziazëm.