Ekologjistet per zjarret rrezik nga gazrat vdekjeprurese

Djegiet masive të pyjeve kanë një kosto maramëndëse ekologjike, pasi jo vetëm dëmtohet toka dhe jeta e banorëve përreth zonave. Këtë shqetësim ndan eksperti i pyjeve, Genti Krodhima, i cili sqaron se elementët, që lëshon në atmosferë zjarret e pyjeve ndikon në shumë sëmundje vdekjeprurëse. Ndërsa njëherësh shkatërrohen dhe elementët organikë, të cilat ushqejnë bimët.
“Përveç asaj pjesës më të dukshme që janë pemët dhe drurët që digjen kemi një botë të tërë që shkatërrohet, ndikohet, dëmtohet nga zjarri. Janë një sërë kafshësh, insektesh që jetojnë në këto mjedise. Zjarri lëshon gaze që janë të dëmshme për shëndetin. Në afërsi të zonave që digjen ka një ajër të ngarkuar me iksid karboni dhe gazra të tjera që shkaktohen nga djegia të cilat janë të dëmshme për shëndetin”, tha Krodhima.
Krodhima u ndal në nevojën për parandalimin e këtij fenomeni. Pasi sipas tij rikuperimi është i kushtueshëm dhe i vështirë, se nuk ka fonde të mjaftueshme për të zgjidhur situatën, por dhe mungon vullneti i institucioneve.
“Rikuperimi në vetvete është mjaft i vështirë, mjaft i kushtueshëm dhe kërkon fonde të mëdha. Qoftë rimbjellja, qoftë rehabilitimi i këtyre sipërfaqeve është një punë e madhe. Natyra kërkon vite që të rigjenerojë. Fondet për mjedisin, për pyjet janë gjithmonë të pakta. Rehabilitimi i sipërfaqeve të djegura kërkon investime kolosale. Janë bërë përpjekje për pyllëzime të sipërfaqeve të kufizuara, por janë shumë pak në krahasim me atë çfarë ndodh”, theksoi ai.
Pasojat nga zjarret e vëna në shumicën e rasteve me qëllim, sipas ekspertit të pyjeve do të ndihen shumë shpejt. Ai thotë se shteti duhet të reagojë për të identifikuar dhe dënuar përgjegjësit.
Julia Bardhushi