E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji anti duhan taske-force per zbatimin e tij

Duke qenë se ligji kundër produkteve të duhanit dhe ai i alkoolit pothuajse nuk ka gjetur zbatim është ngritur një taksë - forcë për zbatimin e tij. Paralel me këtë grup apostafat për këtë qëllim, do të punojnë dhe inspektorët sanitarë me qëllim dënimin e drejtuesve të subjekteve shtetërore dhe atyre private, të cilët lejojnë përdorimin e duhanit dhe akoolit në ambjente të mbyllura.

“Qëllimi kryesor i ngritjes së kësaj taskë-force është inspektime më rigoroze në drejtim të të gjitha subjekteve dhe nuk do të ketë asnjë pjesë kursimi ndaj gjobave të vëna për zbatimin e këtij ligji. Paralelisht ne kemi menduar të hartojmë një strategji të veçantë në drejtim të promocionit shëndetsor duke filluar nga nxënësit e shkollave dhe do të vazhdojë në qendrat shëndetsore. Qëllimi është të vënë në dukje të gjithë dëmet që shkakton në shëndetin e njeriut dëmi apo alkooli”, tha Liliana Ramasaco, Drejtore e ASHR-së.

Pak ditë më parë dhe OBSH ngriti alarmin se në vendin tonë konsumimi i duhanit pa kriter nga cdo grupmoshë ka bërë, që të rritet ndjeshëm sëmundshmëria si pasojë e konsumimit të tij. Raporti thekson se rreth 3 mijë shqiptarë vdesin cdo vit nga duhanpirja. Nga ku 2500 humbin jetën vetëm nga kanceri dhe pjesa tjetër e duhanpirës nga sëmundjet kardiake.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›