Ekonomia amerikane do te filloje ta marre veten brenda gjashte muajve

Raporti i fundit mbi ekonomine amerikane sugjeron se ajo do te dale nga ngadalesimi ekonomik i koheve te fundit gjate tre deri ne gjashte muajt e ardhshem.
Nje grup kerkimor privat tha sot se indeksi i treguesve kryesore ekonomike u rrit me 08 per qind ne maj pas nje renieje te lehte ne muajin prill.
Bordi i Konferencave me baze ne Nju Jork shqyrton faktore kyce si papunesine porosite e fabrikave cmimet e aksioneve dhe sigurine e konsumatorit per te bere matjet e tij.
Bordi tha se pret qe ekonomia te kete perfitime nga cmimet me te uleta te naftes dhe nga qasja me e gjere ndaj pjeseve dhe furnizimeve nderkohe qe Japonia rimekembet pas termetit dhe cunamit qe shkaterruan zonat bregdetare.
Ne total bordi tha se tete nga dhjete treguesit kyc ishin permiresuar por paralajmeroi se rritja ekonomike mund te mos jete e njetrajtshme.
Optimizmi mbi te ardhmen e ekonomise amerikane nuk duket se po perhapet mes konsumatoreve.
Nje ankete e publikuar sot nga Universiteti i Micigenit tregonte se siguria e konsumatorit ra gjate muajit qershor ku shume amerikane thonin se nuk besonin qe recesioni kishte mbaruar.