E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Tises 65 vjet burg per shtate te pandehurit

Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka dënuar me rreth 65 vjet burgim  të pandehurit e përfshirë në tragjedinë e Tisas në Hungari, ku humbën jetën 15 kosovarë në përpjekje për të emigruar jashtë vendit. Avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar ankesë ndaj këtij vendimi ndërsa familjarët e viktimave nuk janë ndarë të kënaqur, pasi vendimet e dhëna i kanë konsideruar minimale. Ngjarja ndodhi në lumin Tisa, mes qytetit Segedin dhe Subotica, natën mes 14 e 15 tetorit 2009.

Për këtë tragjedi u akuzuan shtatë shtetasit kosovarë për grup kriminal dhe trafikim emigrantësh, duke i dërguar ata nga Kosova për në vende të tjera të Evropës. Personat në fjalë u akuzuan se me biznesin e zhvilluar merrnin shuma të majme parash.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›