E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia amerikane përballet me humbjen më të madhe të vendeve të punës në 34 vjetët e fundit

Ekonomia amerikane u përball muajin e kaluar me humbjen më të madhe të vendeve të punës në 34 vjetët e fundit, ndërkohë që niveli i papunësisë u ngrit, ndërsa recesioni thellohet në ekonominë më të madhe të botës.

Raporti i sotëm i Departamentit të Punës tregon se në muajin nëntor pati një humbje prej 533 mijë vende pune, ndërsa niveli i papunësisë u rrit me 0,2 për qind. Niveli i papunësisë prej 6,7 për qind është i larti që prej fillimit të viteve 1990-të.

Me anë të një komenti për gazetarët, Presidenti i zgjedhur, Barak Obama tha se çdo vend pune i humbur përbën një krizë personale për një familje amerikane. Ai tha se është koha për t'iu përgjigjur situatës ekonomike me një vendosmëri urgjente, megjithatë ai paralajmëroi se zgjidhja e këtij problemi nuk do të jetë e lehtë. Edhe zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë shprehën shqetësim rreth raportit të ri.

Edhe përpara se të dilnin këto shifra zhgënjyese, zyrtarët e lartë të 3 kompanive më të mëdha të automobilëve në Shtetet e Bashkuara u kërkuan përsëri sot ligjvënësve amerikanë një ndihmë të madhe nga qeveria.

Ekzekutivët e kompanive Ford, Krajslër dhe Xheneral Motërs po dëshmojnë para komisionit financiar të Dhomës së Përfaqësuesve për të kërkuar mbështetje, që do të kapte shumën deri në 34 miliardë dollarë në formë borxhesh. Gjatë dëshive të tyre para komisionit bankar të Senatit amerikan dje, këta zyrtarë të lartë paralajmëruan se miliona punonjës do të mbeten pa punë nëse industria e automobilëve falimenton.    (ze)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›