Ekonomia amerikane shtoi 244 mije vende pune ne prill

Ekonomia amerikane shtoi 244 mije vende pune ne prill rritja me e madhe ne gati nje vit. Megjithate papunesia u rrit ne 9 perqind.
Raporti i sotem nga Departamenti i Punes tregojne se shumica e vendeve te punes u krijuan ne sektorin privat.
Shifrat jane me optimiste sesa parashikohej nga ekonomistet por ende nen nivelin e duhur per te krijuar 8 milione vendet e punes qe u humben nga recesioni.
Ekonomistet thane se shtimi i vendeve te punes duhet te jete 250 mije cdo muaj per te ulur nivelin e papunesise.