Pres. Obama pergezon ekipet speciale per operacionin kunder bin Ladenit

Presidenti Obama thote se Shtetet e Bashkuara i kane prere koken al-Kaides fale vrasjes se Osama bin Ladenit dhe se do te arrijne ta mposhtin kete grup terrorist. Zoti Obama i beri komentet ne nje baze ushtarake ne Kentaki pasi u takua koke me koke me pjesetaret e ekipeve elite qe realizuan sulmin ndaj kompleksit te Bin Ladenit ne Pakistan.
Gjate vizites ne bazen ushtarake Fort Kampbell ne Kentaki presidenti Obama dhe nenpresidenti Bajden pergezuan forcat amerikane qe moren pjese ne operacionet e se dieles se kaluar ne Pakistan.
Ata zhvilluan takime koke-me-koke me ekipet speciale te marines dhe pilotet e ushtrise amerikane qe i perkisnin njesive qe sulmuan kompleksin e bin Ladenit dhe vrane udheheqesin e al-Kaides. Presidenti i pergezoi me fjalet bete pune te mire.
Zoti Obama me pas perseriti te njejtin mesazh para qindra ushtareve qe brohorisnin me entuziazem ne nje aerodrom aty prane
Erdha ketu per arsyen e thjeshte qe tju falenderoja ne emer te Amerikes. Kjo ka qene nje jave historike per kombin tone.
Baza Fort Kampbell ka pesuar humbje te konsiderueshme gjate luftimeve ne Afganistan. Zoti Obama ka terhequr rreth 100 mije trupa nga Iraku dhe ka derguar dhjetera mijera te tjere ne Afganistan. Ai u tha ushtareve se vendimi per ti derguar ne vijen e frontit perballe armikut ishte me i veshtiri qe ka marre si komandant i pergjithshem i forcave te armatosura dhe arriti ne kete vendim pas nje analize te kujdesshme.
Presidenti shprehu mirenjohje per te gjithe ata qe ndihmuan per te eliminuar kercenimin qe paraqiste bin Ladeni
Fale aftesive dhe kurajos se jashtezakonshme te individeve agjenteve dhe ushtarakeve te panumert gjate viteve udheheqesi terrorist qe sulmoi vendin tone me 11 shtator 2001 nuk do ta kercenoje me kurre Ameriken.
Zoti Obama tha se vrasja e Bin Ladenit ishte nje hap perpara drejt clirimit te Shteteve te Bashkuara dhe botes nga kercenimi i al-Kaides. Por ai nenvizoi se lufta kunder al-Kaides dhe terrorizmit ne pergjithesi do te vazhdoje.