E Shtunë, 31 Tetor 2026

Busek: Zgjedhjet të përmbushin standardet

Nga Express më 06 maj 2011 në ora 14:26

Presidenti i Parlamentit Evropian, Jirzhi Busek, ka bërë thirrje të premten për zgjedhje me standarde pasi kjo është vendimtare për demokracinë në Shqipëri.

Në një takim me media në Bruksel, Busek theksoi se për këtë arsye Bashkimi Evropian (BE) ka dërguar 500 vëzhgues të huaj në Shqipëri për të monitoruar procesin.

Sot përmbyllet fushata elektorale për zgjedhjet e 8 majit në Shqipëri. Pasdite do të mbahen mitingjet përfundimtare të dy partive të mëdha asaj demokratike dhe Partisë Socialiste.

Mitingu i “Aleanca për Qytetarin” do të organizohet në orën 19 e 30 në sheshin “Nënë Tereza”.

Nga ana tjetër PS me koalicionin e saj, “Aleanca për të Ardhmen” ka ftuar simpatizantët e saj në mitingun final i cili do të mbahet në orën 19:00 në pallatin “Asllan Rusi”.

Ndërkaq partitë e tjera më të vogla e mbyllën fushatën në këto ditë. Një ditë më partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet organizoi mitingun përmbyllës në sheshin “Nënë Tereza” ndërsa Partia Republikane e mbyll fushatën këtë të premte paradite.

Pas një situate të ndezur elektorale që pritet të bëhet sot në kryeqytet, të shtunën do të ketë heshtje elektorale ku nuk do të transmetohet në partitë politike nuk do të zhvillojnë asnjë aktivitet elektoral.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›