Ekonomia britanike mbetet në recesion
Ekonomia britanike ka mbetur në recesion gjatë tremujorit të tretë në kundërshtim me parashikimet e ekonomistëve që mendonin se ai do t'i linte vendin rimëkëmbjes ekonomike, sipas statistikave zyrtare të publikuara sot.
Ekonomia britanike ka regjistruar rënie në tremujorin e gjashtë radhazi. Ky është një zhgënjim për ekonomistët që kishin parashikuar një rritje me 0,2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Edhe sterlina ka pësuar një ulje të ndjeshme në tregjet e këmbimeve duke u shkëmbyer nga rreth 1,11 euro në 1,0970 euro.