Ekonomia bullgare mund të ulet me 5%
Një grup kërkimor britanik vlerësoi së fundmi se ekonomia e anëtarit më të varfër të Bashkimit Evropian, Bullgarisë, mund të ulet 5% këtë vit, një shifër kjo shumë më e keqe sesa të gjitha parashikimet e mëparshme. Bullgaria është veçanërisht e goditur nga kriza mes vendeve të Lindjes, për shkak se zbaton kurs këmbimi fiks të monedhës së vet leva me markën gjermane, dhe pas vitit 2001, me euron. Sipas analizës së "Capital Economics", eksportet e këtij vendi do të ulen së bashku me investimet e huaja. Qeveria bullgare do të detyrohet të fusë duart në rezervat valutore të vendit, me të cilat mund të përballohen problemet për më pak se një vit. Pas kësaj, ky vend mund të detyrohet t‘i drejtohet FMN-së për ndihmë. FMN pati vlerësuar më herët se ekonomia bullgare do të ulet me 3% në skenarin më pesimist.
"I gjithë kontinenti evropian do të hyjë në recesion këtë vit me pak shpresa për rigjallërim të shpejtë", - thotë Roger Bootle, ekspert i kompanisë që kreu vlerësimin. Në të gjithë Lindjen, qeveritë janë zakonisht më optimiste sesa FMN dhe ekspertët.