E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia, zgjedhje për t‘u pasur zili

Nuk ka qenë thjesht mënyra e organizimit të zgjedhjeve të 22 marsit në Maqedoni ajo që i shtoi pikët shtetit që është pranë nesh, por që tregoi se di të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke u shkëputur në një distancë të largët nga ai imazh që ne shpesh shikojmë gjatë zgjedhjeve ku pikëpyetja më e madhe mbetet ajo e sigurisë së votës dhe respektimit të saj. Veçoritë e një procesi zgjedhor që i shtoi shumë pikë Maqedonisë nuk kanë asnjë paralele me atë që ndodh në vendin tonë. Fitoi qytetaria, fitoi politika dhe fitoi shteti që si ne////////// prag të integrimin dhe jo "lufta" e ashpër për të grumbulluar sa më shumë vota me metoda nga më të kontestueshmet. Maqedonia ka dhënë shembullin se si mund të organizohen zgjedhje të qeta dhe të suksesshme, të rregullta dhe demokratike, një shembull jo vetëm për sytë e ndërkombëtarëve, por edhe për ato shtete që si Maqedonia duan të bëjnë hapin e madh drejt integrimit evropian, jo vetëm për nga mënyra se si shteti funksionon, por edhe se si shteti në raport me qytetarin respekton të drejtën e këtij të fundit. Euforia dhe entuziazmi i daljes me rezultate paraprake nga ana e partive politike nëpërmjet shtabeve të tyre elektorale para mbylljes zyrtare të procesit përfundimtar të numërimit të votave dhe shpalljes së përfundimit, është vetëm një nga pikat që mund të bashkojë një proces votimi në shtetin fqinj me atë që ndodh në vendin tonë. Por edhe ky aspekt ka ardhur në momentin e duhur, atëherë kur zgjedhësit kishin thënë çdo gjë me votën e tyre dhe e kishin përmbushur deri në fund të drejtën e tyre. Vetëm pas mbylljes zyrtare të qendrave të votimit dhe krejt procesit zgjedhor, partitë politike, nëpërmjet shtabeve të tyre elektorale, kanë thyer heshtjen, ndërsa ato pak deklarata që kanë ardhur gjatë ditës kanë qenë thjesht një zë që as nuk ka ndikuar në procesin e votimit dhe as ka nxitur tensionin e garës. Përtej kësaj, çdo gjë ka qenë krejt e ndryshme dhe pa asnjë paralele mes nesh dhe fqinjit maqedonas. Shteti që qëndron në krah të vendit tonë ka treguar se është në këtë aspekt më shumë se "një hap përpara". Kjo jo vetëm nëpërmjet partive politike, por edhe në nivel qytetarie, edhe në kushtet kur "beteja" mes etnive që kërkojnë qeverisjen me çdo kusht në Maqedoni nuk ka qenë thjesht një garë politike. Leksionet dhe shembujt që vijnë nga një shtet shumë pranë nesh, që ka befasuar në kushtet kur më parë janë regjistruar konflikte, tensione në marrëdhëniet ndëretnike dhe incidente deri në plagosje dhe përdorim të dhunës së armatosur, por edhe titujt sipas të cilave në "Maqedoni, ka fituar dhuna" janë skenarë që kanë marrë fund. Ajo që dalloi partitë politike ishte respektimi i së drejtës së votës që vjen nga zgjedhësi. Një votues që në ditën e zgjedhjeve u drejtohet kutive të votimit, e ka marrë vendimin e tij. Kështu janë shprehur partitë politike, të cilat janë distancuar nga deklaratat në ditën kur zgjedhësi voton. Partitë politike, si ato shqiptare ashtu dhe partitë maqedonase, kanë respektuar vendimin dhe verdiktin e votuesit. Me fjalë të tjera, votuesi është lënë i lirë dhe i qetë, jashtë ndikimeve dhe presioneve të politikës. Ajo që ndodhi së pari më 22 mars, në zgjedhjet që konsideroheshin si të vështira për faktin se brenda një dite votohej për Presidentin dhe drejtuesit vendorë, ishte fakti se asnjë parti politike gjatë ditës së votimit dhe zhvillimit të këtij procesi, nuk ka dalë me deklarata që u drejtoheshin kundërshtarëve politikë, me akuza apo fyerje të orës së fundit, për të ndryshuar drejtimin e votës së qytetarit. Sipas partive politike, ditën e fundit nuk ka më nevojë për akuza dhe kundërakuza, për fyerje dhe sharje reciproke mes partive, për thirrje apo presione, pasi ky ishte një kapitull i mbyllur në momentin kur zgjedhësit do të hidhnin votën. Sipas partive politike, deklaratat dhe akuzat nuk kanë asnjë kuptim në kushtet kur ditën e fundit votuesi e ka marrë tashmë vendimin se kujt do t‘ia japë votën. Marrëdhënia me votuesin, për partitë ka përfunduar që me mbylljen e fushatës dhe shpalljen e heshtjes, dhe partitë më shumë kanë preferuar që në dy ditë heshtjeje të merren me anën organizative dhe për të siguruar informacionin e shpejtë. Të vetmet deklarata të ardhura nga partitë politike më 22 mars kanë qenë thjesht të kufizuara te pritshmëria e këtyre zgjedhjeve dhe tek-tuk në ndonjë aspekt që kishte të bënte me ecurinë e votimit, duke qenë të kujdesshme për të mos ndikuar gjatë procesit të votimit dhe as për të nxitur një urrejtje ndaj forcave politike kundërshtare. Gara është konsideruar thjesht një garë e ndershme, që mbetet në duart e votuesit, në të kundërt të imazhit që japin partitë politike në vendin tonë, ku një zgjedhës nuk respektohet në vendimin e tij dhe kur partitë politike, edhe në ditën kur zgjedhësi voton, nxitohen të jenë gjatë gjithë ditës nën presionin e akuzave reciproke dhe të dhënies së një përfundimi mbi fitoren.

Organizimi

Policia kontrolloi çdo qendër votimi, por pa ndërhyrë fare në proces

Detajet që sollën suksesin e votimeve

Organizimi i zgjedhjeve ka qenë padyshim një nga pikat më të forta të Maqedonisë, që sollën nga pas edhe rregullsinë e këtyre zgjedhjeve dhe si për çudinë e të gjithëve, faktin se nuk u shënua asnjë incident i rëndë, ndryshe nga sa pritej. Vlerësimi maksimal është dhënë nga vëzhguesit ndërkombëtarë të shumtë në këto zgjedhje dhe kjo për faktin se organizimi i tyre dhe masat ndëshkuese të parashikuara me ligj deri në dënimin me burg të atyre që cenojnë procesin, kanë funksionuar më së miri. Policia, në asnjë rast nuk ka qenë shkak për të shfaqur pakënaqësi te votuesi apo partitë politike në garë dhe nga ana tjetër, edhe vetë qytetarët, si shqiptarët ashtu edhe maqedonasit kanë qenë thjesht të përqendruar në detyrimin e tyre ndaj votës, por edhe të tërhequr për të qëndruar larg incidenteve. Ndryshe nga shembulli shqiptar, kur grupime qëndrojnë para qendrave të votimit, ku nuk përjashtohen presionet ndaj atij që voton, në Maqedoni ka qenë fare e thjeshtë. Asnjë grupim nuk u është afruar qendrave të votimit, ndërsa policia, e vendosur në një distancë të caktuar nga vendvotimet, më shumë ka qenë në rolin e një vëzhguesi nga jashtë të procesit. Nga një njeri me uniformë para çdo qendre dhe pa asnjë prezencë të tepruar të policisë. Herë pas here, një mjet policor ka patrulluar para vendvotimeve thjesht për të qenë prezent në sytë e të gjithëve, si për të paralajmëruar se për të shmangur grupimet pa qenë nevoja për ndërhyrje, nuk duhej të kishte prani të grupeve të dyshimta. Numërimi i votave ka qenë një tjetër aspekt që ka shtuar pikë nga ana organizative. Çdo qendër votimi, me mbylljen zyrtare ka nisur hapjen e kutive në prezencë të komisionerëve dhe një numri të caktuar vëzhguesish. Pas mbajtjes së procesverbaleve dhe shënimeve mbi rezultatet e një prej vendvotimeve, në vendin ku votohej sipas listës zgjedhore, sipas një numri rendor të vendosur për çdo vendvotim, materialet kalonin me radhë pa krijuar asnjë konfuzion dhe vonesë pranë komisioneve komunale zgjedhore, të cilat administronin të gjitha materialet zgjedhore bashkë me rezultatet që bëheshin edhe një herë të njohura për komisionerët dhe vëzhguesit, duke kontrolluar edhe parregullsitë e mundshme. Shumica e qendrave të votimit të hapura zyrtarisht në orën 7:00 janë mbyllur në kohë sipas afatit deri në orën 19:00, gjë që ka lehtësuar më pas vijimin me numërimin e votave.

Ndarja

Shqiptarët dhe maqedonasit,

çdo votë sipas përkatësisë etnike

Një tjetër aspekt që ka spikatur në zgjedhjet e 22 marsit në Maqedoni dhe që ka habitur pjesën më të madhe të vëzhguesve ka qenë fakti se në zonat ku dominojnë grupet etnike, asnjë votë nuk ka shkuar për kandidatët e partive me përkatësi tjetër kombëtare, çka do të thotë se asnjë shqiptar nuk ka votuar në nivelin vendor për një maqedonas dhe anasjelltas, duke i lënë në fletëvotim me zero vota emrat e tyre. Ky fakt është zbuluar gjatë procesit të numërimit të votave, kur gjatë leximit të rezultateve sipas vendvotimeve, dallohej qartë zona me ndikim etnik. Por edhe ky aspekt, përveç çudisë te vëzhguesit, nuk ka lënë vend për kontestime se në zona mund të ketë sipas vendbanimit apo ndarjes territorial edhe banorë të njërit prej komuniteteve dhe është respektuar verdikti i çdo entiteti kombëtar, duke pasur edhe një pasqyrë të saktë të asaj që mund të ndodhë në një raund të dytë votimi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›