E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi pranon: Dade e Braçe i kanë dorëzuar makinat. Topalli kishte hedhur akuza një ditë më parëNga Vizion PlusTë enjten në mbrëmje, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli akuzoi deputetët socialistë se nuk kanë dorëzuar makinat e tyre. Më pas depu

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Kuvendi pranon: Dade e Braçe i kanë dorëzuar makinat. Topalli kishte hedhur akuza një ditë më parëNga Vizion PlusTë enjten në mbrëmje, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli akuzoi deputetët socialistë se nuk kanë dorëzuar makinat e tyre. Më pas deputeti Igli Cara akuzoi Erion Braçen dhe Arta Daden për këtë çështje.

Një nga të akuzuarat, deputetja Arta Dade, bëri publike dje procesverbalet që tregonin se makina ishte dorëzuar.

“Nuk është hera e parë që Jozefina Topalli mashtron, dezinformon opinionin publik dhe shpif për personalitete të Partisë Socialiste. Kam refuzuar t’i përgjigjem vulgaritetin të Jozefina Topallit që ofron model negativ në politikë. Por rastet e përsëritura të shpifjes më detyrojnë që në respekt të opinionit publik të sqaroj se automjeti që unë kam patur në përdorim është dorëzuar pranë Kuvendit të Shqipërisë që në muajin shtator. Jozefina Topalli nuk mund të mbulojë me shpifje dhe mashtrime keqpërdorimin e fondeve të Kuvendit dhe abuzimin me pushtetin,” tha Dade.

Më pas ka qenë dhe vetë Kuvendi që ka pranuar skandalin. Në një deklaratë të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit thuhet se të akuzuarit Dade e Braçe i kanë kthyer makinat.

“Njoftojmë gjithashtu se sot një tjetër deputet i opozitës dorëzoi automjetin që kishte në përdorim, ashtu si zonja Dade dhe zoti Braçe që i kanë dorëzuar,” thuhet në deklaratë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›