E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri, probleme me shkrimet e FevzosNga Antena brenda familjesSandri e ka bërë zakon që sa herë që Fevziu shkruan në gazetë, ta thërrasë për kafe dhe të diskutojnë për shkrimin e tij. Këtë zakon nuk e shmangte dot as dje, megjithëse ishte shumë i tr

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri, probleme me shkrimet e FevzosNga Antena brenda familjesSandri e ka bërë zakon që sa herë që Fevziu shkruan në gazetë, ta thërrasë për kafe dhe të diskutojnë për shkrimin e tij. Këtë zakon nuk e shmangte dot as dje, megjithëse ishte shumë i tronditur nga përmbajtja e shkrimit. E lexoi disa herë dhe s’u besonte syve. Fevziu kishte thënë fjalë për fjalë, në opinionin e tij, atë që kishte thënë dhe Doktori në deklaratën e tij një ditë më parë. Por fjalë dhe pikë më pikë. D.m.th Doktori kishte thënë se ishte dakord të takohej me Ramën dhe Topin, Fevziu kishte thënë që Doktori s’ka pse të mos takohet me Ramën dhe Topin. Doktori kishte thënë që ai ka qenë gjithmonë gati të takohej, dhe Fevziu thoshte që doktori ka qenë gjithmonë gati të takohej. Doktori thoshte se ne këtë kemi kërkuar zyrtarisht çdo ditë, atë thoshte dhe Fevzoja që doktori këtë ka kërkuar çdo ditë. Kulmi ishte se doktori thoshte që negociatat duhen përgatitur, dhe Fevzoja e thoshte si ide origjinale që negociatat duhen përgatitur që të mos dështojnë. Sandri, që kishte qenë me Fevzon kur e thirri doktori në drekë pas takimit me ambasadorët dhe që i kishte dëgjuar këto fjalë nga doktori, tani s’dinte si të sillej.
- Ça i ke shkrujtë këtij Ramës mo burrë, i tha Sandri, se s’kisha kohë ta lexoja?
- Ja mo ato gjëra që i thashë dje dhe doktorit, i tha Fevzoja.
- Aha, d.m.th që të takohet me Ramën….
- Po mo burrë, po doktori s’ka qenë kurrë kundër takimit me Ramën. S’e di kush e ka bërë kaq të madhe këtë gjë. Ai gati ka qenë. Rëndësi ka të përgatitet takimi që të mos dështojë.
- Po, po, tha Sandri, se e tha dhe doktori dje këtë…
- Po mo po, ia thashë unë që në drekë. S’ka kuptim të takohesh kot, i thashë, se ai Rama kur takohesh bën sms, s’e ka mendjen në bisedë, ndaj duhet përgatitur takimi. Ke të drejtë Fevzi, më tha, duhet përgatitur. Duhet përgatitur, i thashë se është skandal. Se skandal është në fakt. Fola dhe me këtë kryetarin e Bundestagut, që ka ardhur, dhe ai më tha që është skandal të shkohet pa një plan konrket. Duhet të përgatitet takimi.
- Ke të drejtë, i tha Sandri. Nejse, doktori e di se e tha dje që duhet përgatitur. Ja ta marr një herë në telefon, tha, dhe filloi t’i bjerë telefonit.
- Hë doctor, si t’u duk shkrimi i Fevziut. E kishte qarë. Ishit në një linjë sot.
- Sandri, dakord, ke të drejtë, në një linjë jemi. Shiko, Fevziu e kishte shkruajtur shumë mirë atë. Është i vetmi që dhe pse nuk mban shënime kur flas, e shkruan shumë saktë atë që them. Jo, me thënë të drejtën se me të tjerë kam probleme. Fevziu është shumë korrekt në atë që i them.
Fevziu po rrinte sy e vesh ç’po thoshte Sandri me doktorin. Sandri mbuloi pak celularin dhe i tha me zë të ulët, “është shumë i kënaqur…”, dhe vazhdoi bisedën me doktorin.
- Doktor, po ka pasë ndonjë jehonë kjo që do uleni në tryezë apo jo?
- Sandër, ka pasur jehonë. Ka pasë reagime nga gjithë anët. Më kanë përgëzu, por ua kam thënë, mos u nxitoni. Duhet përgatitur takimi se dështon. Se ata s’e njohin Edi Ramën o zotëri. Me atë s’ke ç’bisedon.
- Më tha Fevziu, më tha, se kishte folë me këta të huajt dhe i kishin thënë që duhet bërë kujdes me bisedimet.
- Nejse, Fevziu i ka shkrujtë mirë ato që folëm. Shiko, është shumë korrekt. Se me të tjerët me thënë të drejtën kam pasë probleme. Jo, është korrekt, falenderoje nga unë.
- Fevzo, të përshëndet doktori dhe thotë që ke qenë shumë korrekt në shkrim, s’i ke ndryshuar asgjë atyre që ka thënë doktori.
- Po jo mo burrë, si do t’i ndryshoj. Po nejse, unë kisha idenë time atë, por kur pashë që dhe doktori mendonte ashtu, e shkruajta. Duket si plagjiaturë, po në fakt është koinçidencë që mendojmë njësoj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›