E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia do ta rimarrë veten në fundit të vitit 2009

Mbi 90% e ekonomistëve
parashikojnë se recesioni
do të përfundojë
në fund të këtij viti, edhe pse që
ekonomitë e trazuara ta rimarrin
veten do të duhen vite të tëra. Ky
vlerësim vjen nga një sondazh
i bërë nga Shoqata Kombëtare
për Biznesin dhe Ekonominë e
publikuar dje. Ai është në një
linjë me parashikimin që ka
bërë Rezerva Federale. Mbi 74%
e të pyeturve parashikojnë që
recesioni i nisur në dhjetor të
vitit 2007 dhe që ishte më i gjati
që pas Luftës II Botërore do të
marrë fund në katërmujorin e
katërt të këtij viti. 19% të tjerë
parashikojnë se pika e kthesës
do të vijë në tre muajt e fundit
të këtij viti dhe pjesa që mbetet
beson se recesioni do të përfundojë
në 4-mujorin e parë të vitit
2010. Sipas kreut të sondazhit,
edhe pse situata është e rëndë
ka shenja që ajo po përmirësohet
vende-vende. Një nga forcat më
të mëdha që e çoi ekonominë në
recesion ishte që u konsiderua si
më e rënda që nga viti 1930. Sipas
ekonomistëve, ndreqja e situatës
pas krizave të tilla zakonisht ha
shumë kohë. Një nga zërat që do
të vazhdojë të jetë problematik
është ai i punësimit. Numri i të
papunëve do të shtohet edhe
më, pavarësisht disa shenjave të
rritjes ekonomike. Për të gjithë
këtë vit parashikuesit kanë thënë
se papunësia do të arrijë shkallën
9.1% një kërcim shumë i madh
ky nga 5.8% i vitit të kaluar. Disa
parashikime bëjnë të ditur se papunësia
do të kapë shifrën 10%.
Por me shtimin papunësisë do të
ketë probleme edhe me çështjen
e uljes së konsumit. Sa për ekonominë,
ajo do të kontraktohet
në masën 2.8% për këtë vit, çka
është më keq se parashikimi i
bërë në muajin shkurt. Nëse kjo
do të dalë e vërtetë, atëherë do
të jetë kontraktimi më i rëndë i
ekonomisë që nga viti 1946, kur
aktiviteti ekonomik ra me 11%.
Megjithatë, ajo çka është e rëndësishme
është se tashmë më e
keqja është lënë pas shpine dhe
se pas kësaj do të vijnë kohë më
të stabilizuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›