E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm terrorist në Pakistan, vriten 23 persona, plagosen qindra

Qeveria e Pakistanit ka fajësuar
luftëtarët e Talebanit për sulmin
me bomba në Lahore që
u mori jetën e 23 personave
dhe la qindra të tjerë të plagosur. Një
grup burrash kanë hapur zjarr ndaj
oficerëve të policisë dhe Agjencisë së
Shërbimit Sekret ISI. Ministri i Brendshëm
u tha gazetarëve se armiqtë e
Pakistanit që duan të destabilizojnë
vendin po vijnë në qendër pas
humbjes që pësuan në Swat. Sipas
tij, kjo ishte një luftë për mbijetesë.
Kështu, një agjent i shërbimit sekret
dhe 12 policë mbetën të vrarë pas
sulmit që ka ndodhur në mëngjes.
Zyrtarët lokalë mendojnë se qëllimi i
sulmit ka qenë Agjencia e Shërbimit
Sekret. Zyrat e ISI-së janë dëmtuar
nga bombardimi. Menjëherë pas
tyre, forcat e policisë dhe ato të
shërbimeve sekrete kanë vënë në
pranga dy të dyshuar. Lahorja në
Punjab është në afërsi të kufirin
indian dhe njihet si kryeqyteti kulturor
i Pakistanit dhe është shumë
larg nga lugina e Swat. Zyrtarët
mendojnë se qyteti ndodhet nën
sulm për shkak se konsiderohet si
vendi i ushtrisë punjabe. Kjo ushtri
ka deklaruar fitoren e saj kundër talebanëve
në zonat tribale në afërsi
me kufirin pakistanez. Militantët
kanë bërë thirrje për hakmarrje
kundër qyteteve pakistaneze pas
kryerjes së operacionit ushtarak në
luginën Swat. Pas sulmit të fundit,
pamjet televizive treguan punëtorë
të shpëtimit që gërmonin nëpër
gërmadha, duke nxjerrë jashtë tyre
trupa e copa trupash njerëzish të
vdekur. Sulmi i rëndë është dënuar
nga shumë politikanë në të gjithë
botën, të cilët i kanë shprehur ngushëllimet
e tyre Pakistanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›