Kosovë, vritet kreu i AKP-së Dino Asanaj

Ka ndërruar jetë kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Dino Asanaj.
Lajmi bëhet i ditur nga Kosovapress e cila thekson se Asanaj ka ndërruar jetë në QKUK si pasojë e plagëve që kishte marrë në fyt dhe zemër pasi ishte qëlluar me thikë.
Vdekjen e Asanajt e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës Kirurgjike dr. Mehmet Maxhuni.
Policia ka konfirmuar për Kosovapress vdekjen e tij dhe ka bërë të ditur se Asanaj është sulmuar në zyrën e tij, në Fshatin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Policia nuk ka bërë të ditur motivet e vrasjes as identitetin e sulmuesit, por ka njoftuar se është duke i zhvilluar hetimet.