E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia, ecuri pozitive edhe për 2011

Ekonomia shqiptare vlerësohet të ketë pasur një ecuri pozitive gjatë tremujorit të parë të vitit 2011. Aktiviteti ekonomik vlerësohet në rritje, ndërkohë që balancat kryesore makroekonomike janë përmirësuar dhe primet e rrezikut e normat e interesit në tregjet financiare kanë rënë. Rritja ekonomike, sipas BSH, gjatë vitit 2011 është mbështetur si nga kërkesa e huaj për mallrat shqiptare, ashtu edhe nga kërkesa e brendshme. Ecuria e konsumit dhe e investimeve në vend mbetet e ngadaltë, përtej efektit sezonal që karakterizon tremujorin e parë. Zgjerimi i shpejtë i eksporteve dhe rritja e moderuar e importeve kanë sjellë një përmirësim të deficitit tregtar, duke ndihmuar në balancimin e kërkesës dhe të ofertës për valutë dhe në ruajtjen e vlerës së monedhës vendase.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›