mimet nen kontroll. Fullani Do ulen nga prodhimi vendas

Zhvillimet në tregjet ndërkombëtare mbajnë peshën kryesore të rritjes së çmimeve me të cilën po përballen prej muajsh konsumatorët shqiptarë. Pas mbledhjes së rradhës të Këshillit Mbikëqyrës, guvernatori Ardian Fullani tha se presionet e importuara janë të larta, duke paralajmëruar direkt konsuamtorët që të kenë kujdes.
“Pasiguria për të ardhmen vlerësohet e lartë nga konsumatorët. Duke ndikuar qëndrueshmërinë e rritjes së konsumit Banka e Shqipërisë gjykon se në terma afatshkurtër se konsumatori shqiptar ka hapësirë për adoptimin e një zgjedhjeje më racionale në drejtim të zgjerimit të konsumit” tha Fullani.
Po për këtë zhvillim që krijon probleme për konsumin, guvernatori tha se muajt në vijim mund të jenë më të favorshëm për ulje të kostove të konsumit.
“Me afrimin e stinës së ngrohtë, prodhimi vendas bujqësor pritet të kontribuojë në shtimin e ofertës në vend duke zbutur presionet e larta të çmimeve të mallrave të importit. Banka e Shqipërisë vlerëson se politikat e nxitjes së prodhimit të brendshëm që ulin ekspozimin e ekonomisë shqiptare ndaj goditjeve të jashtme përbejnë një domosdoshmëri” tha Fullani.
Guvernatori tha se Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të lehtësojë kushtet për rezervat valutore të bankave të nivelit të dytë. Po kështu, sipas asaj çka tha guvernatori pritet që të kemi një rritje të kreditimit për bizneset. Në mbledhjen e fundit nuk u ndryshua norma bazë e interesit.
Florian Papadhimitri