E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita protesta ne Vlore Korce e Lezhe

 Protesta e opozitës së bashkuar është zhvilluar edhe në Lezhë , Vlorë dhe Korçë. Nuk është shënuar asnjë incident në të treja këto qytete gjatë protestës ku kanë qenë të pranishëm deputetët e opozitës të qarqeve përkatëse. Protestuesit kanë kërkuar largimin e qeverisë Berisha, ndalimin e dhunës dhe korrupsionit.
Në të treja qytetet Lezhë, Vlorë dhe Korcë nuk janë mbajtur fjalime politike nga krerët dhe përfaqësuesit e opozitës. Marshimet kanë nisur nga rrugët hyrëse të qyteteve drejt qendrave të tyre ku është shënuar edhe fundi i protestave. Forcat policore kanë qëndruar në gadishmëri për të evituar ndonjë acarim të mundëshëm të situatës  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›