E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia globale drejt perkeqesimit

Skenari i zhvillimit botëror ekonomik po përkeqësohet. Këtë deklaratë ka bërë kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Krstinë Lagard gjatë një fjalimi të mbajtur në Tokio. Sipas Lagarde, bankat nëpër botë ranë në dështim që prej kolapsit të “Lehman Brothers” në vitin 2008, duke e lënë kështu pas rimëkëmbjen ekonomike globale. 
“Institucionet financiare në përgjithësi duhet të përqendrohemi në atë që është biznesi i tyre kryesor, pra financimi i ekonomisë reale. Këto institucione duhet të mbështetesin rritjen ekonomike dhe të jenë në shërbim të saj” tha ajo gjatë fjalës së saj.  
Gjithashtu Lagarde theksoi se parashikimet globale e FMN-së për rritjen ekonomike janë përkeqësuar në muajt e fundit. Sipas saj, perspektivat e ardhshme e ekonomike, që do të publikohet më 16 korrik, ka të ngjarë të jetë më e ulët se sa parashikimet e mëparshme të Fondit.
Po ashtu, Lagarde tha se një zgjidhje për problemet e zonës së euros do të arrihet vetëm me integrimin më të ngushtë rajonal të shteteve.
"Nga pikëpamja e FMN-së, ne besojmë se duhet të bëhet më shumë,  me të vërtetë më shumë për të përfunduar punën e rindërtimit të zonës euro. Është i nevojshëm një bashkim monetar, një bashkim bankare, i pasuar nga një bashkim fiskal," tha ajo.
Fondi Monetar Ndërkombëtar është duke mbajtur një takim vjetor në Tokio.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›