E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Transporteve inspekton punimet ne by-passin e Shkodres

Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka ka inspektuar punimet në by-passin e Shkodrës. Ministri Olldashi u shpreh se rreth 45% e punës është kryer në këtë vepër që është më e rëndësishmja në Shkodër, pasi ka të bëjë me çlirimin e trafikut të madh në drejtim të Hanit të Hotit por edhe mbrojtjen e Shkodrës nga fryrja e liqenit të Shkodrës.
Ministri Olldashi u shpreh se qeveria shqiptare ka marrë angazhimin e saj në kryerjen e një sërë veprash të rëndësishme në këtë rajon, po punohet në Shkodër-Hani i Hotit dhe unazën e qytetit që shumë shpejt do jenë të qarkullueshme, gjithashtu është në përfundim e sipër projekti për dublimin e rrugës Shkodër-Milot. 
 By-passi i Shkodrës i gjatë me rreth 6 km, me një lartësi prej 6 metrash me një gjërësi prej 17 metra me katër korsi dhe me trotuare të gjera mesatarisht rreth 4 metra, i cili në pranverën e vitit 2013 do jetë i gatshëm për qarkullimin e automjeteve do të shërbejë si terren rekreacioni në bregun e liqenit të Shkodrës. Fondi për ndërtimin e kësaj rruge kap shifrnë prej 1.9 miliard lekë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›