Terror ne Antigone kater te plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën Antigone në Gjirokastër, e cila mund të kishte përfunduar me një bilanc tragjik, por për fat të sulmuarit vetëm sa janë plagosur dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor. Katër persona kanë mbetur të plagosur, dy në gjendje të rëndë, për motive të dobëta. Autori tashmë i shpallur në kërkim nga policia është një 25 vjeçar i quajtur Oskeol Hitaj nga fshati "Asim Zeneli” në Gjirokastër. Ndërsa pas mesnatës së enjte, ky person ka parë praninë e një makine tip “Benz Elegancë” me dy të rinj brenda, ka hapur zjarr me armë dhe pasi i ka plagosur në këmbë i ka marrë brenda në shtëpi shtetasit Erion Krisafi 24 vjeç nga fshati Karjan, i cili ishte dhe drejtuesit i automjetit si dhe Panajot Xharaun 19 vjeç. Autori duke menduar se këta të rinj i ngacmonin gruan, u ka kërkuar shpjedime atyre për praninë afër shtëpisë. Pas afër një ore, ai i ka lënë të lirë ndërsa u ka mbajtur mjetin dhe kartat e identitetit. Të plagosurit kanë kërkuar ndihmë për të shkuar në spital nga Sokol Hysi, i cili bashkë me djalin e tij Lato Hysin i kanë marrë me mjetin e tyre tip furgon dhe janë drejtuar për nga qyteti i Gjirokastër. Por sapo kanë bërë një pjesë të rrugës në dalje të fshatit, u kishte bërë pritë Oskeol Hita, i cili ka hapur zjarr me armë dhe i ka plagosur sërish të dëmtuarit e parë si dhe dy personat e tjerë që po i jepnin ndihmë për transport në spital. Policia është vënë në kërkim të autorit i cili është arratisur nga fshati i tij menjëherë, ndërsa dy të dëmtuarit më rëndë janë dërguar në Spitalin Ushtarak, ndërsa dy të tjerët në spitalin e Gjirokastrës.