E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miratoi ligjet qe pajisin me tapi perdoruesit e tokes bujqesore

Mazhoranca i jep zgjidhje problemit të tokave bujësore, që nuk janë të hipotekuara përmes ndryshimeve në 3 ligje përkatëse, të cilat morën 68 vota pro. 
Do të pajisen me tapi të gjitha subjektet, individët apo familjet që kanë punuar në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe që e përdorin tokën prej 20 vjetësh, por nuk e kanë privatizuar atë. Përfituese janë rreth 4500 familje. Në Parlanment opozita akuzoi qeverinë se po synon të përvetësojë tokat e 8 mijë familjeve në bregdet 
Por mazhoranca argumentoi se nisma nuk krijon ndarje të re të tokës dhe as prodhon tituj të rinj pronësie. 
Kreu i republikanëve Mediu kishte ende disa vërejtje mbi projekt-ligjin, i cili, siç tha ai nuk jep ende drejtësi për çështjen e pronës. 
“Do na duhen 3500 vjet për të kompesuar pronarët, fatura për pronarët është 30 miliard dollarë”, u shpreh ai.
Ky moment është shfrytëzuar nga socialisti Euard Shalsi për t’i bërë thirrje Mediut që t’u kërkojë falje pronarëve të cilët e votojnë për 20 vite me radhë. Kjo ka mjaftuar për të ndezur një debtat, ku jasht nuk mbeti as tragjedia e Gërdecit. 
Në debat u përfshi dhe Kryetarja e Kuvendit Topalli e cila e gjen tashmë opozitën të pamoral për të folur për “Gërdecin”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›