Francë, qeveria ul me 30% pagën e presidentit dhe ministrave

Qeveria e Francës
Qeveria e Francës në mbledhjen e parë ka marrë vendimin për uljen me 30% të pagës së Presidentit dhe gjithë ministrave. Gjatë fushatës Hollande kishte premtuar një gjë të tillë dhe tashmë paga e tij nga 21 300 euro do të jetë 14 910.
Vendimi është në kontrast me atë që bëri paraardhësi i tij, Nikola Sarkozi, i cili mori vendimin për ta rritur pagën e tij pas marrjes së detyrës.
Por, opozita ka argumentuar se qeveria e re, ka 14 poste më shumë se kabineti i parë i Sarkozisë. Gjithashtu ata thonë se ulja e pagës nuk do të fshehë realitetin.
Gjithsesi, qeveria në largim kishte 31 poste, tre më pak se qeveria e re, e cila nisi punën këtë të enjte. /BBC/
Përgatiti: F.S