Liderët e G8 diskutojnë sot për fatin e Greqisë

Aktivistë duke pozuar maskat e liderëve të G8-s para Shtëpisë së Bardhë (foto AFP)

Grafik i diskutimeve
Liderët e vendeve më të zhvilluara të botë pritet të takohen sot për të diskutuar për Greqinë. Zgjedhjet e reja mund të bëjnë që Athina të dalë nga eurozona duke shënuar një veprim të paprecedentë, e cila do të sillte jehonë në ekonominë globale. Liderët e G8 do të takohen në Uashington në një samit dyditorë.
Pas deklarimit të zgjedhjeve të reja mundësitë e falimentit të Greqisë apo dalja nga euroznë janë rritur, gjë e cila ka bërë që qytetarët grekë të tërheqin depozitat nga bankat.
Kriza në Greqi është shumë serioze dhe një probleme imediat, thotë Uri Dadush, ish-zyrtar i Bankës Botërore. Depozitat bankare po largohen nga Greqia.
Tashmë donatorët e saj do të gjenden përballë dy zgjidhjeve: të bëjnë lëshime ose të ndërpresin fondet për Athinën, gjë e cila do të çonte në falimentin dhe daljen e saj nga euro.
Përveç Greqisë në veçanti, liderët e G8 do të diskutojnë edhe për veprime specifike që Evropa duhet të marrë. Gjithashtu do të diskutohet edhe për Iranin dhe Sirinë.
Pjesë e G8 janë SHBA, Britani, Kanada, Itali, Francë, Gjermani, Japoni dhe Rusi. /AFP/
Përgatiti: F.Stafa