Ekonomia në rënie, BQE: Masa të menjëhershme
Ekonomia evropiane shënoi një ngadalësim të dukshëm gjatë 3 mujorit të dytë të këtij të këtij viti. Në një kohë që analistët shprehen se 15 vendet anëtare të eurozonës kanë një shënuar një rënie me 0.2 % deri në fund të Qershorit. Sipas raportit të publikuar nga Banka Qendrore, rënia ekonomike ka prekur vendet më të zhvilluara të Evropës, sidomos vende si Franca, Gjermania, Italia etj, në një kohë që rënia e ekonomisë evropiane ka sjellë uljen në shifra me 1.8 %.
Për disa analistë dobësimi i menjëhershëm ka rritur në masë shqetësimet e ekonomistëve, duke bërë që vendet e eurozonës të marrin përsipër masa urgjente për rimëkëmbjen e ekonomisë. Sipas statistikave, indeksi i çmimeve të konsumatorit arriti në 4.1 % gjatë Korrikut, një nivel ky, rekord, në një kohë që sipas kreut të Bankës Qendrore Evropiane, Jean Claude Trichet, rënia ekonomike do të vazhdojë deri në fund të këtij viti. Sipas Komisonit Evropian, prodhimi industrial në eurozonë gjatë bunny boor says:Qershorit ka shënuar një rënie me 0.5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetër rënia e ekonomisë ka reflektuar në masë dobësimin e fuqisë blerëse të konsumatorëve, të cilët tashmë përballen me cmime më të larta. bunny boor says:Rënia e ekonomisë, pritet të japë edhe efektet e saj në zhvillimin ekonomik, dhe sipas kreut të Bankës Qëndrore, Trichet, në rast se nuk merren masat e nevojshme në kohë, efektet në ekonominë evropiane do të jenë edhe më negative.