E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja fumetet islamike, pa Kuran, pa Allah

Vjen në Evropë filmi i animuar “The 99”. Përgjigjja myslimane për X-Men.

Personazhe dhe origjina të larmishme sociale. Gjatë këtij viti, për shembull, do të shfaqet superheroina e parë me perçe, Batina, me origjinë nga Jemeni. Një nga pesëdhjetë figurat femërore të parashikuara

Janë 99, po aq sa vetitë e Zotit të shënuara në Kuran. Ose më mirë, si 99 gurët magjikë të shpëtuar nga harresa, pak para se mongolët të plaçkitnin Bagdadin më 1258. Fuqitë e jashtëzakonshme të këtyre superheronjve islamikë, secili i lindur dhe i rritur në një vend të ndryshëm, e kanë origjinën pikërisht tek ato sythe që përmbajnë gjithë dijen e qytetërimit të lulëzuar në kalife.

Ja si Naif Al-Mutaëa, biznesmen kuvajtian, e ka imagjinuar përgjigjen myslimane përBatmanin, Hulkun, Njeriun-merimangë. Dhe pesë vjet më parë vendosi të botojë fumetin “Nëntëdhjetë e nëntë” në gjithë hapësirën e Gjirit Persik, ku u shitën më shumë se gjysmë milion kopje. Tani synon që t’ia bëjë të njohur botës mbarë: versioni në anglisht tashmë është në numrin e dymbëdhjetë, ndërkohë që është duke bashkëpunuar për një seri me kartonë të animuar për t’u transmetuar më 2010.

“Personazhet e “99”-ës janë përshtatur për të gjithë fëmijët - ka deklaruar Al-Mutaëa për “Time Magazine” – ndërkohë që kemi arritur që të shesim licencën në Indi, Francë, Shtetet e Bashkuara, Angli dhe Kanada”.

Pjesërisht të shkruara nga vetë Naif Al-Mutaëa, seria, në të vërtetë, është mbështetur në përvojën e skenaristëve të rëndësishëm të kalibrit si Fabian Nicieza apo Stuart Moore, që kanë shkruar qoftë aventurat e Poëer Rangers qoftë të X-Men, dhe në përvojën e skenaristëve amerikanë me një përgatitje të mirë si John McCrea dhe Gary Erskine.

Dhe, “99”-a u detyrohet, më shumë, pikërisht X-Men, dhe superheronjve mutantë të Marvelit. Shtatë personazhet kryesorë, një skuadër me tre vajza dhe katër djem që vijnë nga Indonezia, Amerika, Hungaria dhe Arabia Saudite, janë të udhëhequr nga doktor Ramzi Razem. Një lloj Charles Xavier, udhëheqës i X-Men, në kërkim të perlave të dritës që vijnë nga Bagdadi dhe tashmë të pëhapura në të pesë kontinentet.

Historia kryesore, që parë nga ky këndvështrim të kujton shpirtërat japonezë Inuyasha dhe për disa pjesë serialin televiziv “Heronjtë”, vërtitet rreth këtij misioni i cili do t’i hedhë heronjtë tanë nëpër botë në përpjekje për të gjetur gurët dhe zotëruesit e tyre të pajisur me fuqi mbinjerëzore.

Personazhe dhe origjina të larmishme sociale. Gjatë këtij viti, për shembull, do të shfaqet superheroina e parë me perçe, Batina, me origjinë nga Jemeni. Një nga pesëdhjetë figurat femërore të parashikuara. Sidoqoftë, në kundërshtim me atë që mund të mendohet, as feja islamike, as Kurani apo Allahu nuk thirren asnjëherë drejtpërdrejtë në këtë punë. “Unë përdor arketipe që janë marrë nga kultura myslimane, por janë vlera që të gjithë i ndajmë”, shpjegon Al-Mutaëa. “Ja përse asnjëherë nuk ka referenca të hapura ndaj fesë. Në fund të fundit edhe Supermani apo Spider-Man-i janë krijuar nga arketipet. Njëlloj si dhe disa profetë të Biblës, shumë nga superheronjtë amerikanë janë jetimë”.

Ndërkaq, të tjerë kanë filluar të punojnë për heronjtë e lindur dhe të rritur në tokën myslimane. Të bindur që ka hapësirë për prodhime, të ndryshme nga ato të zakonshmet të përshtatura vetëm në Amerikë dhe përreth. Në vitin 2004 egjiptiania “Ak Comics” ka hedhur në treg katër seri të ndryshme kushtuar secila një superheroi të ndryshëm, duke angazhuar skenaristë të nivelit të Joe Casey (një tjetër emër i njohur nga Marvel). Dhe kështu Zein, trashëgimtar i një familjeje të vjetër faraonësh, Aya, studente që lufton krimin, Rakan, luftëtar mesjetar i pathyeshëm në luftë kundër mongolëve, Jalila, shkencëtare që merret me superheronjtë e saj kur ndoten nga një eksperiment bërthamor izraelit dhe që në Jeruzalem kundërshtohet nga armatat e dëmshme të Zios.

Pra, një qëndrim krejt i ndryshëm tek “Nëntëdhjetë e nënta”, që dëshiron të bashkojë në vend që të ndajë. Edhe pse Al-Mutaëa ka punuar për ca kohë me të burgosur irakenë të zënë rob gjatë luftës së parë të Gjirit Persik, është specializuar për psikologji në Universitetin e Kolumbias përveç masterit që ka marrë për administrim biznesi. “Saddam Hussein është cilësuar hero edhe pse ka masakruar popullin e tij”, shpjegon Al-Mutaëa. “Kam pyetur veten se çfarë mesazhesh u janë dhënë fëmijëve tanë në këto vite. Me “Nëntëdhjetë e nëntën” dëshiroj të ndryshoj gjërat dhe t’iu japë të gjithë myslimanëve të rinj modele pozitive. Mbi të gjitha, duke i shpjeguar atyre, që gjithnjë ka 99 mënyra të ndryshme për të zgjidhur një problem”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›