E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajmet mbi vetëvrasjet duhen shoqëruar me shkaqet dhe analizën

Do të doja të beja një apel tepër modest jo për qeveritaret e shoqerine, por për mediat. Mendoj se janë ndoshta faktori i fundit por perseri keqndikues në këtë fenomen aq të përhapur dhe drithërues që po e përjetojmë çdo dite: vetëvrasja.

Nuk duhet të harrojme të keqen e ketyre lajmeve. Njerezit, perfshi ketu dhe ata me gjendje të renduar psikike, nga një shkak apo një tjeter (që i dime të gjithe) po familjarizohen me keto lajme dhe padashur po marrin ide për “zgjidhjen” e halleve e problemeve të tyre njehere e pergjithmone. Po u japim në duar femijeve një arme të rrezikshme (aq sa dhe armet që u dha qeveria e atëhershme në 1997, të cilat hapen një plage që s’do të mbyllet kurre).

Si mund të durosh kur lexon se vret veten femija 11 vjeçar. Ai është ende një foshnje dhe nuk di së çdo të thote vrasje apo vetëvrasje, por po ia shtiem në ne mend. Nuk lexojme të pasohen lajmet e dhimbshme të vetëvrasjeve me lajmet perkatese për gjetjen e shkaqeve, me denimin e shkaktareve, me punen e mjaftueshme të prinderve e shoqerise për t’i pergatitur për jeten keta femije, keta adoleshentë që vetëvriten, vriten ose vrasin.

Mendimi im është se po kaq keq ndikon dhe tek vrasesit publikimi krejt i zakonte i lajmeve të vrasjeve. Sepse keto lajme nuk pasohen nga lajmi me denim me burgim të perjetshem i vrasësve. Me dhimbje lus Zotin të cilin në si popull kemi kohe që e kemi harruar të hapi mendjet e zemrat e njerezve e tu kujtoje së jeta është aq e vlefshme, se ate e jetojme veç njëherë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›