Mirë që kemi burra shteti
As kjo vap’e nxehtë e gushtit
Vrullin s’na e ka ndaluar
Natën po e bëjmë ditë
po pushojmë duke punuar
Udhëheqësi n’Durrës zgjohet
Në drekë çan me not Dhërminë
Pret shiritin në Bërzhitë
Dhe në darkë të del në… Kinë!
Duke parë ca mundje xhudo
me xha Bushin bisedon
situatën në Shqipni
një me një po ia shpjegon…
Bushi ndeshjet duke parë
i jep garanci të plotë:
“Valoja siç ia valon...
bjeri pushtetit me top.
Ti e di që unë po iki
Edhe gruaja po më lë
Po ti rrush, bëj si të bësh
unë nuk të ndihmoj dot më...”.
Edhe Lula i Brazilit
kur e pa shokun Sali
menjëherë e nxori ftesën
dhe ia zgjati me shpejtësi:
“Po të ftoj për Karnavalet
të më vish shok në Brazil
Pa ty kot i kemi bërë,
qenke komplet karafil!...
Takoi të parin e Kinës
me të madhe deklaroi:
“Partia jote dhe unë
historinë do ta ndryshojë...
…Neve, shok, po bëjmë epokë
mirë bota le ta di
Unë jam luan në Europë
juve jeni në Azi...”.
Kinezit iu bë qejfi shumë
edhe prerë i deklaroi:
“Sapo Lojërat të mbarojnë
Kina do ju investojë...
…vetëm listën na e jepni
kreditë ashtu si i doni
të gjata, të mesme, të shkurtra
hapni gojën edhe thoni...”.
Mirë që kemi burra shteti
që zanatin mirë e dinë
dhe kur janë me pushime
mendojnë veç për Shqipërinë…!