A i bën vuajtja domosdoshmërish të këqij fëmijët tanë?
Personalisht njoh dike që jeten e kaloi burgjeve, po kishte tre femije. Vajzat e tij të pangopura me bukë, jetonin me lecka të falura gjithe diten në shkolle dhe me punet e shtepise. Kur kishin kohe të lire dilnin dhe shisnin ndonje perime apo frute sa par të blere nji cope buke.
Jetonin në nji dhome mizerje ku ishte ngjitur dhe nji VC pothuajse publike. Kjo ndodhte afer nji ndërmarrje. U rritën me veshtiresi dhe me fytyren e nenes, nji fshatare nga Priska, që fati ndoshta e hodhi që të mos buzeqeshte kurre. Por të tre femijet ishin shembull në lagje dhe në shkolle.
Me daljen e të atit, kërkuan nji banese, puna e tyre se si moren nji magazine. E rregulluan pak dhe sot, të tre femijet janë në punera shume të mira, të tre mbaruan shkollen dhe daç besojeni daç jo, dy prej tyre janë në Europe sepse fituan burse me konkurs.
Ja që asgje nuk janë pekulet që perdorin sot keto nuset e reja. Me veshtiresi të medha jemi rritur, po jemi bere njerez. S’e kam pare kurre tim ate t’i ngreje doren mamit apo mamin të shaje babane. Mendoj që femija dhe pak do vuajë, po kjo nuk i bën domosdoshmërish, keq.