E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia ne stacion

Shqetesimi i fundit i guvernatorit te Bankes se Shqiperise per nje ngerc afatgjate te ekonomise e ka fillesen qe disa vite me pare kur Banka Boterore ne nje studim te vetin verente se ekonomise shqiptare po i shterojne burimet e rritjes per shkak te renies se produktivitetit.

Qe ne 2004-en Banka Boterore ne nje raport te hollesishem parlajmeronte se ekonomia po i shteronte burimet e rritjes dhe se vendi do ta kishte te veshtire te ruante nje zhvillim te qendrueshem ekonomik. Nga viti 1993 deri ne 2007 ekonomia shqiptare ka shenuar nje rritje akumulative prej 96.1 per qind me e larte ne rajon duke bere qe ne 14 vjet produkti i brendshem gati te dyfishohet.

Por ne nje raport te publikuar ne gusht te vitit 2008 FMN argumentonte se produktiviteti i ekonomise shqiptare po bie nga viti ne vit duke paralajmeruar ngadalesim te rritjes ekonomike. Sipas FMN ne periduhen 1993-1997 vetem produktiviteti i ka garantuar ekonomise shqiptare mesatarisht nje rritje 5.8 per qind ne vit. Nga 97-2002 shifra u rrit ne 7.3 ndersa pas kesaj periudhe u rrudh ne 3.1 per qind. FMN thote se renia e produktivitetit mund te jete nje sinjal i deshtimit te reformave kycce qe kane te bejne me klimen e biznesit dhe forcimin e institucioneve

Shterimi i burimeve te rritjes ekonomike eshte nje shqetesim jo i vogel ne kushtet kur Shqiperia tashme e ka humbur kryesimin e listet se vendeve me rritjen me te larte ne rajon. Kete vit ekonomia do te rritet me pak se mesatrja e vendeve te rajonit cka do te thote se shqiptaret e varfer do pasurohen edhe me ngadale se rumunet bullgaret apo maqedonasit. Kjo e konfirmuar tashme edhe nga EUROSTAT.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›