Ekonomia, perballe nje viti te ri te veshtire
Nga Ardian Fullani*
Perfitoj nga rasti te jap disa konsiderata ne lidhje me rrugen e pershkruar ne vitin 2008 si dhe sfidat qe na presin ne te ardhmen. Eksperiencat qe jetuam ne vjeshten e ketij viti, tingellonin joreale dhe te pabesueshme. Shume tabu u permbysen dhe lista e lajmeve vazhdon te pasurohet dita dites duke perfshire edhe skema te megamashtrimit financiar.
E fillova fjalen time ne kete menyre jo vetem per te mos anashkaluar kete ngjarje te pazakonte boterore, jo vetem per te evidentuar ambientin e pergjithshem ekonomiko - financiar qe rrethon ekonomine tone te vogel, por per te theksuar nje te vertete te madhe: se rezistenca e sistemit tone bankar ka qene e admirueshme dhe imuniteti i treguar nuk eshte thjesht fat.
Viti 2008 ishte nje vit intensiv ndryshimesh te panderprera, ne qender te te cilave ka qene ruajtja dhe konsolidimi i stabilitetit makroekonomik te vendit, si dhe qendrueshmerise financiare te sistemit bankar.
Nga nje bilanc i shpejte mund te deklaroj se ekonomia jone ka vazhduar rritjen e programuar gjate vitit 2008, ne kushtet e nje stabiliteti te pergjithshem te cmimeve te konsumit dhe te kursit te kembimit te monedhes. Politika monetare, gjate tere vitit ka qene vigjilente duke mbajtur te pandryshuar nivelin e perqindjes baze te interesit ne vleren 6,25 per qind. Politika fiskale eshte karakterizuar nga nje grumbullim i te ardhurave buxhetore pertej kufijve te planifikuar dhe nje perqendrim i shpenzimeve kryesisht ne projekte infrastrukturore. Njesoj si ne vitet e fundit, sektori bankar ka mbeshtetur aktivitetin ekonomik dhe kerkesen konsumatore me kredi, duke siguruar ne kete menyre stimuj te shumte per nje rritje te qendrueshme te vendit.
Ecuria pozitive ne nivel ekonomie dhe sektoresh, ku vecoj ate te tregtise dhe te ndertimit, eshte nxitur nga ritmet pozitive te kerkeses se brendshme ne vend. Kredidhenia ka ruajtur ritmet e larta te rritjes vjetore prej 42 per qind. Raporti i kredise ndaj PBB-se dhe aktiveve te sistemit ka shenuar rritje te metejshme, duke arritur respektivisht ne 36 per qind dhe ne 41 per qind. Perdoruesit me te medhenj te kredise bankare kane qene bizneset, duke ndikuar me 66 per qind ne zgjerimin e portofolit te kredise. Zhvillimet pozitive jane shoqeruar se pari me nje klime te favorshme makroekonomike dhe financiare. Ne gjysmen e dyte te vitit, indeksi i cmimeve te konsumit ka regjistruar renie vjetore duke zbritur ne 2.6 per qind ne muajin nentor. Matje te tjera te inflacionit, si inflacioni baze apo i mallrave te tregtueshem e te patregueshem, deshmojne per renie te intensitetit te presioneve inflacioniste ne vend. Ne kete stabilitet kane kontribuar edhe pritjet inflacioniste te agjenteve ekonomike, te cilat sipas vrojtimeve tona jane te ankoruara rreth nivelit 3 per qind. Keto zhvillime provojne se politika monetare si dhe forcimi i masave te mbikeqyrjes nga Banka e Shqiperise kane rezultuar efektive ne kontrollin e presioneve inflacioniste. Duke u nisur nga pozicioni, roli dhe objektivi i bankes qendrore, dua te theksoj se angazhimi dhe suksesi yne ne ruajtjen e stabilitetit te cmimeve eshte reflektuar ne ankorimin e pritjeve inflacioniste afer objektivit tone prej 3 per qind.
Ecuria e sistemit bankar gjate vitit 2008 rezulton te kete qene e kenaqshme. Viti 2008 filloi me venien ne pune te regjistrit te kredive, zhvillim i cili perfaqeson nje pasurim te rendesishem te infrastruktures financiare ne Shqiperi. Nepermjet funksionimit te ketij regjistri, ju jeni deshmitare se kontribuuam ne:
kuptimin e besueshmerise se huamarresve dhe shmangien e te pabesueshmeve;
reduktimin e kostove te mbledhjes se informacionit;
nxitjen e disiplines se huamarresve;
identifikimin e detyrimeve te huamarresve dhe informimin e pjesemarresve ne sistem per to;
permiresimin e bazes se te dhenave te industrise bankare, duke ndertuar historine e cdo huamarresi.
Sipas te dhenave me te fundit, sistemi bankar shfaqet fitimprures. Treguesi i kthimit mbi aktivet per gjithe vitin 2008 pritet te jete 1.17 per qind, nderkohe qe treguesi i kthimit mbi kapitalin te jete 14,7 per qind. Gjate vitit 2008, bankat kane zgjeruar investimet e tyre, por nga ana tjeter kane rritur edhe kapitalin. Niveli i mjaftueshmerise se kapitalit perben 17.5 per qind te totalit te aktiveve dhe zerave jashte bilancit te klasifikuara sipas rrezikut. Situata e likuiditetit e sistemit bankar gjate vitit 2008 paraqitet e mire. Treguesi i aktiveve likuide ndaj totalit te sistemit, pavaresisht se gjate viteve te fundit ka shfaqur tendence renese (si rezultat i ritmit te larte te rritjes se totalit te kredise), prezantohet ne rreth 46 per qind, vlere kjo qe konsiderohet e kenaqshme. Burimi kryesor i fondeve ne sistem, depozitat nga klientet, vit pas viti kane konsoliduar prirjen e tyre rritese, duke reflektuar besimin e publikut ne sistemin bankar. Ne fund te muajit tetor, totali i depozitave te sistemit paraqitet ne 665.9 miliarde leke ose nje rritje prej 5.7 per qind krahasuar me fundin e vitit 2007.
Ne vijim te forumit te hapur te pranveres se vitit 2008, Keshilli Mbikeqyres i dha rruge miratimit te nje grupi rregulloresh te reja, te cilat ne thelbin e tyre synojne harmonizimin e kuadrit rregullativ dhe te atij mbikeqyres me praktikat me te mira nderkombetare.
Ne perputhje me ligjin e ri jane percaktuar kritere te reja per llogaritjen, mbikeqyrjen dhe raportimin e ekspozimeve te medha te bankes ndaj nje personi/klienti ose grupi personash/klientesh te lidhur, ose ne nje marredhenie te vecante me banken, me qellim administrimin e rrezikut qe rrjedh nga ekspozimi i perqendruar ndaj tyre.
Forcimi i kontrollit te brendshem ne bankat dhe deget e bankave te huaja perben nje drejtim tjeter ku Banka e Shqiperise ka nderhyre gjate ketij viti. Rregullorja e re e konsideron kontrollin e brendshem, si pjese e qeverisjes se pergjegjshme te bankave. Ajo siguron platformen per krijimin e nje sistemi eficient te kontrollit te brendshem, si faktor kryesor ne drejtimin dhe administrimin e bankave dhe degeve te bankave te huaja.
Bazuar ne problematikat e meparshme, nje rendesi e vecante iu kushtua dhe transparences per produktet dhe sherbimet bankare e financiare. Rregullorja standardizon kerkesat mbi menyren dhe formen e dhenies se informacionit per klientet per produktet dhe sherbimet bankare te ofruara, per publikimin ne vecanti te normave efektive te interesit te depozitave dhe kredive, per metoden e llogaritjes se normes efektive te interesit per kredite, elementet e kontrates se kredise dhe depozitave, per marketingun e produkteve dhe sherbimeve, ruajtjen e konfidencialitetit te te dhenave te klientit, trajtimin e ankesave te ketij te fundit, si dhe krijimin e strukturave te vecanta lidhur me keto ankesa.
Pjese e paketes se re ishte dhe standardizimi i informacionit te detyrueshem qe bankat dhe deget e bankave te huaja duhet te bejne publik, ne lidhje me veprimtarine kryesore te bankes, organizimin dhe drejtimin e saj, ne lidhje me ecurine financiare, ne lidhje me gjendjen financiare, ne lidhje me administrimin e rrezikut si dhe politikat kontabel.
Duke marre shkas nga situata nderkombetare, per te diversifikuar me mire rrezikun qe rrjedh nga perqendrimi ne investimet e bankave ne tregjet financiare nderkombetare, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise, beri dhe disa modifikime te rregullores per administrimin e rrezikut nga ekspozimet e medha te bankave, me qellim uljen e kufijve te ekspozimeve te medha.
Ne qender te punes sone ka qene dhe rritja e efektivitetit te tregut financiar, tregut te parase me konkretisht. Gjate ketij viti u mundesua miratimi i ligjit si dhe kontrates - tip per marreveshjet e riblerjes, duke siguruar ne kete menyre nje instrument te ri per te minimizuar rrezikun ne transaksionet e huamarrjes qe bankat realizojne me njera tjetren.
Pas gjithe kesaj ekspozeje qe bera per performancen tone, te Bankes se Shqiperise dhe te sistemit bankar, natyrshem na lind e drejta te pretendojme se kemi vepruar drejt, duke ndermarre shume aksione parandaluese qe na kane ndihmuar ne absorbimin e efekteve negative te zhvillimeve te koheve te fundit.
Te nderuar bankiere,
Viti 2008 po perfundon dhe nje vit i ri po troket ne dritaret tona. Njesoj si shumica e ekonomive te ndryshme te botes edhe vendi yne gjendet perpara nje viti me shume te panjohura. Nuk do te doja te anashkaloja faktoret e brendshem por gjithsesi, ajo qe sot konsiderohet ceshtja me e nxehte ka te beje me ambientin e pergjithshem global. Ka kohe qe parashikimet e agjencive te ndryshme, te institucioneve kombetare dhe atyre nderkombetare parashikojne nje vit me kontraktim te prodhimit te pergjithshem boteror. Do te ishte utopike dhe deri diku shprehje e mungeses se kujdesit, nese do te mendonim se ekonomia jone do te preket shume pak apo aspak nga kriza globale. Vendi yne, megjithese nje ekonomi e vogel eshte i hapur me lidhje te shumta shkembimesh te mallrave dhe fondeve financiare.
Ne daljet e mija ne publik, kam theksuar se te gjithe aktoret duhet te pergatiten per dite me te veshtira dhe ne kete kontekst, do te doja t'ju beja me dije nje varg konstatimesh, gjetjesh apo aksionesh qe ne (me ne kuptoj Banken e Shqiperise dhe sistemin bankar) mendojme se duhen ndermarre ne muajt ne vijim.
1 - Mbeshtetur ne analizat me te fundit te zhvillimeve ekonomike dhe financiare ne vend, si dhe bazuar edhe ne parashikimet e bera per ecurine e inflacionit ne te dy vitet ne vijim, deshiroj te theksoj se ka nje ankorim te mire te pritjeve inflacioniste rreth objektivit numerik prej 3 per qind, te Bankes se Shqiperise. Zhvillimet dhe informacioni me i fundit sugjerojne se balanca e rreziqeve per inflacionin ne te ardhmen eshte e zhvendosur ne kahun zbrites, duke krijuar hapesira per manovrim ne te ardhmen e afert.
2 - Mbeshtetur ne studimet e fundit empirike te Bankes se Shqiperise, rezulton se lidhja e kredise per ekonomine me rritjen ekonomike te vendit eshte pozitive dhe relativisht e forte. Pra, rritja e kredise con ne mbajtjen e ritmeve aktuale te aktivitetit ekonomik te vendit. Vitet e fundit kredia per ekonomine ka eklipsuar kontributin e sektorit publik ne gjenerimin dhe perdorimin e fondeve financiare, mbeshtetur kjo edhe nga nje proces i gjate, i konsolidimit fiskal te vendit. Ky proces perdorimi me efektiv i fondeve ndikon ne rritjen e eficiences dhe rritjen ekonomike. Nje tkurrje e kredise per ekonomine, mbart rrezikun e veprimit te anasjellte, te eklipsimit te kontributit te kredise per ekonomine nga shpenzimet e sektorit publik. Ne kete kuptim, duke kuptuar drejt te gjithe veshtiresite e krijuara, do te insistoja edhe nje here ne kerkesen time drejtuar juve, qe te vazhdoni te ruani ritmet e kreditimit te ekonomise.
3 - Ne vijim te kerkesave te meparshme, do te kerkoja perseri qe te jeni me aktive ne tregun e parase, ne tregun nderbankar dhe ne tregun e letrave me vlere. Banka e Shqiperise e ka perseritur disa here se do te plotesojme cdo nevoje te tregut financiar me likuiditet. Por, nga ana tjeter, ne kerkojme qe ne politikat qe ju aplikoni ne lidhje me tregun financiar vendas, ne lidhje me portofolin e investimeve te jeni me te pavarur nga selite tuaja qendrore. Ju jeni licencuar dhe operoni ne Shqiperi, per rrjedhim ju keni ne administrim kursimet e qytetareve shqiptare dhe detyra themelore e cdo sistemi bankar eshte ndermjetesimi financiar ne vendin ku ato operojne. Banka e Shqiperise do te kembengule per zbatimin sa me te shpejte te marreveshjeve te riblerjes ne transaksionet qe kryeni ne tregun nderbankar. Banka e Shqiperise perdor nje perqasje sistemike ne trajtimin dhe operimin e saj ne tregun nderbankar, gje e cila kerkon domosdoshmerisht nje rishperndarje te likuiditetit ne menyre eficiente midis bankave. Zbatimi i marreveshjes se riblerjes, e realizon nje gje te tille duke menjanuar rrezikun e kreditit. Nderkohe, Banka e Shqiperise eshte duke perfunduar rregulloren per realizimin e DVP, gje e cila do te sjelle njekohesisht edhe menjanimin e rrezikut te shlyerjes. Kjo, perben nje hap tjeter ne drejtim te permiresimit te infrastruktures financiare per nje treg bankar eficient.
4 - Banka e Shqiperise eshte duke studiuar edhe disa masa te tjera, per t'i paraprire me mire funksionimit optimal te sistemit bankar. Per te qene me konkret, Banka e Shqiperise do te kerkoje qe dividentet e materializuar ne vitin 2008, te destinohen per te rritur kapitalin e bankave qe ju drejtoni. E kam permendur vazhdimisht se sistemi yne eshte i mirekapitalizuar, por megjithate ne kushtet aktuale, e gjykoj te si mase kujdesi rritjen e metejshme te tij.
5 - Nje nga synimet strategjike per objektivat e Bankes Qendrore eshte forcimi i pavaresise institucionale dhe kredibilitetit te saj si nje institucion qendror dhe i pergjegjshem per misionin qe i ka dhene ligji. Nje nga faktoret qe ndikojne direkt dhe indirekt ne forcimin e kesaj pavaresie eshte edhe plotesimi dhe permiresimi i kuadrit ligjor te Bankes se Shqiperise, sipas standardeve bashkekohore. Per kete qellim, po punojme ne tre drejtime kryesore:
Hartimi i ligjit "Per sistemin e pagesave ne Republiken e Shqiperise" hyn ne prioritetet afatshkurtra qe Republika e Shqiperise, nepermjet Bankes se Shqiperise, ka ndermarre ne kuader te detyrimeve qe rrjedhin nga MSA-ja, Dokumenti i Partneritetit Evropian; si dhe ne prioritetet afatshkurtra dhe afatmesme te parashikuara ne Planin Kombetar per Zbatimin e MSA-se. Ky projektligj synon:
forcimin e kornizes institucionale te sistemit;
rritjen e transparences se kornizes ligjore, permes qartesimit te detyrave te pjesemarresve ne sistem;
percaktimin e nje regjimi te plote per licencimin dhe mbikeqyrjen e te gjithe sistemeve perkatese;
Ndryshimet ne kuadrin ligjor ne Banken e Shqiperise do te shoqerohet edhe me permiresimin e kuadrit rregullativ ne fuqi, ku ne qender te vemendjes do te jete permiresimi i akteve nenligjore te mbikeqyrjes bankare.
6 - Banka e Shqiperise, duke filluar qe nga fundi i ketij viti, do te hedhe ne qarkullim kartemonedhen e re me vlere nominale 2000 leke, nderkohe qe eshte rishtypur e gjithe seria ekzistuese. Dua te theksoj se e gjithe sasia e kartemonedhave te rishtypura, si dhe ato te prerjes 2000 leke eshte e pajisur me elementet me moderne te sigurise. Nderkohe, perfitoj nga ky rast per te sqaruar publikun se prerja e re eshte nje rregullim i struktures aktuale, duke plotesuar nje boshllek te madh midis dy prerjeve ekzistuese, me vleren nominale me te madhe.
Viti 2009 do te jete nje vit i veshtire e per rrjedhim, cdokush duhet te marre masat per te kuptuar drejt dhe per te interpretuar me profesionalizem rolin e tij. Per te mbajtur dinamiken e zhvillimit te qendrueshem te vendit, drejt konvergjences se plote evropiane, sistemi bankar duhet medoemos te persose me tej infrastrukturen e tij. Baza te shendosha te kesaj infrastrukture do te vleresoja permiresimin e sherbimit ndaj klienteles, shtimin e komunikimit dhe edukimit te publikut. Te gjitha keto, te shoqeruara me investime ne teknologji do te mundesonin transparence me te madhe me klientelen dhe kosto me konkurruese sherbimi. Kjo do te conte ne permiresim te imazhit publik, i cili do te rriste besimin e publikut ndaj sistemit bankar.
Te nderuar bankiere, me lejoni te theksoj edhe nje here rendesine e madhe qe na imponon momenti. Kudo qe te jemi, brenda apo jashte vendit, duhet ta konsiderojme sfiden e kapercimit te kesaj krize si nje detyre patriotike, e cila kerkon impenjim dhe ndergjegjesim te larte moral, shoqeror dhe politik.
(*) Fjala e Guvernatorit te Bankes se Shqiperise, mbajtur parmbreme, me rastin e mbylljes se vitit 2008, ku Shoqata Shqiptare e Bankave organizoi nje pritje me bankieret dhe perfaqesuesit e bankave qe operojne ne Shqiperi