Ekonomia shqiptare mbyll 2009 me rritje pozitive
Blerina Hoxha
"Megjithese nje vit i veshtire per shkak te krizes ekonomike globale, ekonomia shqiptare ka arritur ta mbylle vitin 2009 me nje rritje pozitive",-tha guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani ne nje komunikim me median. Kreu i bankes qendrore njoftoi se, analiza e treguesve te disponueshem tregon se, ekonomia shqiptare ka pasur nje rritje ekonomike pozitive gjate nente muajve te pare te vitit. Megjithate, sipas tij keta tregues sugjerojne se, ritmi i rritjes eshte karakterizuar nga nje ngadalesim progresiv gjate vitit 2009. Banka e Shqiperise vlereson se kjo ecuri, eshte kushtezuar nga reduktimi i kerkeses se jashtme dhe ngadalesimi i kerkeses se brendshme, ne prani te nje situate te shtrenguar likuiditeti, te kufizimit te financimit dhe te rritjes se pasigurise. Sipas te dhenave paraprake te INSTAT-it, rritja ekonomike per nentemujorin e pare te vitit rezultoi 4.9 per qind, kundrejt vleres 7.8 per qind te shenuar ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. Ne terma sektoriale, sektoret qe kane perfituar me shume nga rritja ekonomike jane sektoret e sherbimeve dhe te ndertimit, nderkohe qe sektori i industrise ka pasur nje ecuri me problematike. Banka e Shqiperise gjykon se ritmet pozitive te rritjes ekonomike per vitin qe lame pas, jane mbeshtetur nga stimuli fiskal nderkohe qe kerkesa konsumatore dhe kontributi i sektorit te jashtem te ekonomise, kane qene relativisht te qendrueshem, ndersa investimet private kane shenuar renie. Kerkesa konsumatore eshte mbeshtetur nga rritja e lehte e punesimit dhe e pagave, nderkohe qe tkurrja e kredise konsumatore dhe hipotekore, si dhe reduktimi i remitancave dhe rritja e pasigurise, kane dhene efektin e kundert. investimet private jane tkurrur, si pasoje e burimeve te kufizuara te financimit, mbeshtetjes se reduktuar me kredi te sistemit bankar dhe aksesit te kufizuar ne tregjet nderkombetare te kapitalit. Ne kete reduktim kane ndikuar edhe rritja e pasigurise, ecuria e ngadalte e kerkeses finale per produktet e tyre dhe ulja e shkalles se shfrytezimit te kapaciteteve. Gjithashtu efektet e ngadalesimit ekonomik vendas dhe te krizes ekonomike boterore, jane shfaqur edhe ne tregtine e jashtme. Aktiviteti ekonomik me jashte eshte karakterizuar nga nje renie e njekohshme e eksporteve dhe importeve te mallrave e sherbimeve, duke bere qe efekti i ketij sektori ne rritjen ekonomike, te mos jete i ndjeshem gjate vitit 2009. Nga ana tjeter, stimuli fiskal i injektuar kryesisht gjate gjashtemujorit te pare te vitit, ka ndikuar ne rritjen e shpejte te shpenzimeve buxhetore dhe te borxhit publik. Rritja nen potencial e ekonomise ka krijuar nje ambient me presione pergjithesisht te reduktuara inflacioniste. Inflacioni vjetor ne muajin dhjetor shenoi vleren 3.5 per qind, nderkohe qe norma mesatare vjetore e inflacionit ishte 2.2 per qind.