E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruli: Nis riparimi i argjinaturave ne Shkoder

Menjehere pas uljes se nivelit te ujit ne lumin Bune dhe ne zonat e permbytura, stafet teknike te MBUMK-se dhe Bordit te Kullimit Shkoder, kane inspektuar te gjithe infrastrukturen e kullimit dhe mbrojtjes nga permbytja per evidentimin e demtimeve dhe marrjen e masave per rikthimin ne gjendjen e meparshme. Nga inspektimi teknik, kane rezultuar demtime te pjesshme ne argjinaturat e lumit Buna, kryesisht ne Dajc, Samrishte, Daragjat si dhe eshte demtuar argjinatura e Casit me pasoje permbytjen e hidrovorit te Casit. Burimet zyrtare te Ministrise se Bujqesise njoftuan se, per kthimin ne normalitet te infrastruktures se kullimit dhe mbrojtjes nga permbytja po realizohen nderhyrje ne riparimin e demtimeve ne argjinaturat e lumit Buna, kryesisht ne Dajc, Samrishte, Daragjat, etj. Ka filluar riparimi i argjinatures se Casit ne segmentin me te demtuar te saj ne rreth 500 meter per bllokimin e shpejte te kalimit te ujit nga keneta e Domnit ne token bujqesore te Casit. Kjo do te mundesoje edhe futjen ne pune te hidrovorit te Casit. Vlera e kesaj nderhyrjeje eshte rreth 20 milione leke. Gjithashtu po punohet ne hidrovorin e Casit, per pastrimin e tij dhe sjelljen ne kushte teknike te pajisjeve elektrike dhe elektropompave. Po punohet per hapjen e grykes se Vilunit si dhe pastrimin e disa nyjeve kryesore te shkarkimit te ujerave ne kanalin e Mertemzes me ekskavatoret e Bordit te Kullimit Shkoder, si dhe po shikohet mundesia e futjes ne pune edhe te 4 ekskavatoreve te tjere si dhe 2 dragave, ne varesi me renien e nivelit te ujit. Ne kuadrin e nderhyrjeve me afatgjata, do te behen modifikime ne buxhetin e vitit 2010, per te financuar disa nderhyrje te tjera prioritare ne argjinatura dhe kolektore kullues ne zonen e Nenshkodres.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›