E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialistet evropiane, jo bojkotit te PS

Socialistet evropiane denojne bojkotin parlamentar te socialisteve shqiptare. Ne nje takim te zhvilluar dje ne Strasburg, me perfaqesues te Partise Socialiste te Shqiperise, mes te cileve deputetja Arta Dade, grupi parlamentar socialist i Asamblese se Keshillit te Evropes, e ka cilesuar te pakuptimte qendrimin e Edi Rames, i cili nderkohe qe njeh rezultatin e zgjedhjeve te qershorit, nuk pranon te hyje ne Kuvend. Deputeti polak, Ivinski Tadeusz, ka deklaruar se bojkoti eshte i rrezikshem dhe vendim kontradiktor. Duke mos shkuar ne Parlament, tha ai, ju nuk beheni pjese e delegacionit te KiE, nderkohe qe e majta shqiptare sa vjen dhe po behet me e copezuar. Deputeti laburist, Den Mac Shane, ish-minister Shteti per Evropen, ka sjelle si shembull analog rastin e ish-kandidatit per President te SHBA, per ta krahasuar me Ramen. Ne e dime te gjithe, vijoi ai, qe ankesat e tij nuk gjeten mbeshtetje. "Bojkoti nuk eshte menyra me te cilen punohet ne Evrope",-tha Mac Shane, i cili vleresoi qendrimin e Blushit dhe Islamit dhe i beri thirrje t'i jepet fund bojkotit dhe te kthehen ne Parlament. Ai tha se "nese Rama eshte kaq i zoti, te hyje ne garen e ardhshme dhe te fitoje, sikurse beri dhe Berisha pas 8 vjetesh ne opozite". Nderkohe deputeti estonez Saar Indrek, vezhgues i Asamblese Parlamentare te KiE ne zgjedhjet e qershorit, deklaroi se vleresimi per numerimin e keq ose shume te keq ne 1\3 e qendrave te numerimit, nuk eshte i sakte, pasi eshte verifikuar se kjo ka pasur te beje me gabime burokratike, por jo me numerimin e votes. Ai kujtoi se PS nuk ka fituar asnje pale zgjedhje pas atyre parlamentare. Sipas tij, shefi i delegacionit te PS-se ka deklaruar ne kete takim se bojkotin do ta vazhdojme, por ne parlament do te hyjme per te mos humbur mandatet. "Duke shprehur mospajtimin tim me te madh me kerkesen e tyre, mendoj se eshte ne dinjitetin e kesaj force politike te kerkoje ndjese publike per veprimin qe ka bere, te kerkoje ndjese publike, sepse nje force qe beson tek parimet e demokracise kurre nuk mund te kerkoje perjashtimin e vendit te vet nga tempulli i demokracise, pa asnje arsye ligjore", deklaroi Indrek. Sipas tij, rregulli i arte qe ka bere Evropen dhe boten e lire eshte respektimi i rregullave te lojes. Qendrimin e ashper qe socialistet evropiane kane mbajtur ne lidhje me bojkotin e Partise Socialiste shqiptare e ka konfirmuar dhe deputetja e Partise Demokratike Mesila Doda, e cila eshte pjese e delegacionit parlamentar ne Asamblene e Keshillit te Evropes. Nderkaq pavaresisht qendrimit kundershtues te parlamentareve socialiste, deputetja socialiste Arta Dade ka riperseritur qendrimin e kryesocialistit Rama per te vijuar me bojkotin. Kete zyrtarja e lart socialiste, e ka konfirmuar dhe gjate nje komunikimi telefonik me televizionin "Klan". Nderkaq ne mbledhjen e Grupit Socialist ne Asamblene Parlamentare te KiE u diskutua dhe per draft raportin per Shqiperine dhe draft rezoluten, te cilat do te votohen sot pasdite ne seance plenare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›