Fullani, bankave: Ulni interesat e kredive
Banka e Shqiperise u ben thirrje bankave te nivelit te dyte, qe te reflektojne mbi politiken monetare per uljen e interesit te kredive. "Ne perputhje me vonesat kohore qe karakterizojne mekanizmin e transmisionit te politikes monetare, Banka e Shqiperise pret dhe kerkon qe ulja e normes baze te percillet me tej ne tregjet e kredise",-tha dje per mediat guvernatori Fullani. Tregjet financiare jane karakterizuar nga nje situate me e qete gjate gjashtemujorit te dyte te vitit. Sipas analizes se Bankes se Shqiperise, gjate kesaj periudhe sistemi bankar ka vazhduar te karakterizohet nga mungesa e likuiditetit, mungese e cila eshte plotesuar nga injektimet e likuiditetit te Bankes se Shqiperise. Permiresimi i situates se likuiditetit si rrjedhoje e rritjes se depozitave ne sistem dhe forcimi i sigurise ne treg, krijuan nje mjedis te pershtatshem per transmetimin e sinjalit te politikes monetare ne tregun nderbankar. Ulja e normes baze ne fund te muajit tetor, eshte ndjekur nga yield-et e letrave me vlere te qeverise, pas nje trendi rrites qe i ka karakterizuar ato gjate gjithe vitit. Banka e Shqiperise ka ndjekur nje politike monetare te kujdesshme gjate vitit 2009, duke krijuar nje ambient te pershtatshem per zhvillimin e ekuilibruar te ekonomise dhe per kontrollin e presioneve inflacioniste. Gjate kesaj periudhe Banka e Shqiperise ka ulur me nje pike perqindjeje normen baze te interesit, duke e zbritur ate ne nivelin 5.25 per qind. Gjithashtu, ne kemi rritur ne menyre te vazhdueshme injektimin e likuiditetit, ne perputhje me nevojat e sistemit bankar per likuiditet dhe kerkesat e ekonomise per financim. Per injektimin e likuiditetit, Banka e Shqiperise ka perdorur te gjithe gamen e instrumenteve injektuese te politikes monetare, duke lehtesuar ne te njejten kohe aksesin dhe koston e operimit te sistemit bankar me Banken e Shqiperise