Ekonomia shqiptare perballe krizes globale
Nga Ardian Fullani
Guvernator i Bankes se Shqiperise
Ekonomia boterore dhe vecanerisht sistemi financiar pesuan tronditje te medha gjate gjashtemujorit te dyte te vitit 2008. Kriza e cili goditi zemren e sistemit financiar boteror u transmetua ne menyre progresive e te pandalshme ne aktivitetin ekonomik te vendeve te zhvilluara, duke i cuar ekonomite e disa prej tyre ne recesion. Perballe kesaj vale goditese, ekonomia shqiptare ka shfaqur rezistence gjate periudhes ne fjale. Sipas te dhenave zyrtare te disponueshme dhe duke gjykuar mbi nje sere treguesish te terthorte, Banka e Shqiperise konstaton se aktiviteti ekonomik i vitit 2008 eshte zhvilluar pergjithesisht ne linje me parashikimet e fillimvitit, si per sa i perket rritjes ekonomike ashtu edhe ne drejtim te ruajtjes se balancave makroekonomike. Ne vecanti, Banka e Shqiperise e ka permbushur mandatin e saj paresor, duke kontribuar ne qendrueshmerine e stabilitetit te cmimeve. Aktiviteti ekonomik ne vend eshte mbeshtetur kryesisht ne burimet e brendshme te financimit. Duke vepruar brenda te gjithe parametrave te shendetit financiar, sistemi bankar shqiptar eshte treguar dinamik dhe efektiv ne kanalizimin e kursimeve te ekonomise drejt financimit te aktiviteteve prodhuese te firmave apo konsumit te qytetareve. Ky proces eshte lehtesuar edhe nga stabiliteti makroekonomik, i cili ka mundesuar uljen e primeve te rrezikut ne ekonomi dhe ka ndihmuar ne zgjatjen graduale te horizontit te investimeve. Megjithe presionet inflacioniste te vena re gjate fillimit te vitit 2008, kryesisht si rezultat i goditjes se faktoreve te ofertes, inflacioni vjetor i cmimeve te konsumit u kthye brenda objektivit te Bankes se Shqiperise gjate gjysmes se dyte te vitit. Ne kete periudhe te vitit, inflacioni vjetor shenoi vlera prane objektivit te Bankes se Shqiperise, perkatesisht 3.0 per qind dhe 2.5 per qind, ne secilin tremujor. Rikthimi i inflacionit brenda bandes se synuar nga Banka e Shqiperise u kushtezua jo vetem nga qetesimi i goditjeve te ofertes, por edhe nga kushtet e pershtatshme monetare, qe kane mundesuar balancimin e faktoreve te kerkeses dhe ofertes.
Gjate vitit 2008, politika monetare ka qene neutrale dhe norma baze e interesit eshte mbajtur e pandryshuar, ne nivelin 6.25 per qind. Se bashku me forcimin e disa masave te mbikeqyrjes bankare ne drejtim te administrimit te rrezikut te kredive, kjo politike ka ndikuar ne nje rritje me te balancuar te kredise dhe ka percjelle stimujt e duhur per konsum e kursime. Politika e drejte monetare dhe kontrolli i inflacionit nga Banka e Shqiperise jane reflektuar edhe ne ankorimin e pritjeve per inflacionin te agjenteve ekonomike, prane nivelit 3 per qind te synuar nga Banka e Shqiperise. Ne kete kontekst nuk duhet lene pa permendur edhe kontributi i politikes fiskale, e cila, nepermjet kufizimit te deficitit buxhetor ne nivele te pranueshme, ka kontribuar ne ruajtjen e balancave makroekomike. Nga ana tjeter, sektori i jashtem i ekonomise ka vijuar te karakterizohet nga zgjerimi i deficitit te llogarise korente. Tremujori i trete i vitit 2008 regjistroi nje rritje te deficitit korent. Raporti i tij ndaj PBB-se vleresohet te kete arritur ne rreth 13.7 per qind. Ne thellimin e deficitit korent gjate kesaj periudhe, kontribuoi jo vetem rritja e deficitit tregtar, por edhe ngushtimi i bilancit pozitiv te llogarise se te ardhurave dhe te transfertave korente. Nderkohe, gjate dy muajve te fundit te vitit eshte vene re nje renie e raportit te mbulimit te kerkesave per huamarrje te qeverise dhe zgjerim i disa primeve te rrezikut. Keto dukuri kane sjelle rritjen e normave te interesit te letrave me vlere te qeverise dhe, ne disa raste, te kredise. Ne pergjigje te ketyre zhvillimeve, Banka e Shqiperise ka nderhyre ne tregjet e parase duke injektuar likuiditet me afate te ndryshme maturimi, sipas kerkesave te sistemit. Gjithashtu, per t'i sherbyer me mire nevojave te bankave, Banka e Shqiperise ka ndryshuar ne muajin nentor formen e ankandit te repove, ne ankand pa kufizim shume.
Ndikimi i krizes boterore ne ekonomine shqiptare do te varet si nga intensiteti, ashtu edhe nga kohezgjatja e saj. Kanalet te cilat ekspozojne me shume ekonomine shqiptare ndaj goditjeve te ambientit ekonomik boteror jane renia e prurjeve valutore, si te natyres korente ashtu dhe kapitale, dhe shtrengimi i kushteve te financimit ne pergjithesi. Ndikimi i pritur potencial i ketyre faktoreve do te materializohej ne nje rritje ekonomike me te ngadalte, gjate vitit 2009. Nga ana tjeter, parashikimet me te fundit te Bankes se Shqiperise per ecurine e cmimeve te konsumit gjate periudhes ne vazhdim, tregojne nje zbutje relativisht te ndjeshme te presioneve inflacioniste. Duke marre ne konsiderate sa me siper, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise vendosi te ule normen e interesit per marreveshjet e riblerjes me 0.50 pike perqindjeje. Ne keto kushte, niveli i normes baze te interesit arrin ne 5.75 per qind. Banka e Shqiperise, ne baze te analizave, vrojtimeve dhe fakteve te mbledhura, vertetoi se muaji janar krijoi premisat per me shume hapesire manovrimi, duke nenkuptuar ndryshimin e kahut te politikes monetare drejt zbutjes se normave te interesit. Vendimi do te ule koston e huamarrjes se bankave dhe nepermjet tij, krijohen premisat per nje reagim pozitiv nga ana e sistemit bankar, ne drejtim te uljes se perqindjeve te interesit ne leke per kreditimin e ekonomise.