E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ja cfare ndodhi ne Qafe-Gjashte"

Tirane- Ngjarja e Qafe Gjashtes e ndodhur me 4 mars te vitit 1997, ne te cilen humbi jeten polici Gjergj Mehmeti, eshte ritreguar dje ne sallen e gjyqit nga kolegu i tij, Sokol Bizhga. Per 2 ore me radhe Bizhga ka treguar arsyen, pse ai se bashku me tre shoket e tij shkuan ne qytetin e Sarandes dhe priten qe iu be nga te pandehurit. Gjate procesit te djeshem gjyqesor, kane deshmuar dhe pese deshmitare te tjere, te cilet kane pasur dijeni per kete ngjarje. Te pandehurit e ketij procesi jane Vladimir e Nestor Sinani, Alqi Paguni, Eduart Cipa, Edmond Sejko, Arben Kendezi, Agron Qurku, Mikel (Flamur ose Vladimir Kendezi), Aleksander Bala dhe Riston Llapa. Gazeta "Koha Jone" boton te plote deshmine e dhene para togave te zeza, te kryesuara nga gjyqtari Fran Prendi.

Deshmia

Gjyqtari: Emri

Bizhga: Sokol Bizhga

Gjytari: I biri?

Bizhga: I Selamit dhe i Savos

Gjytari: I datelindjes?

Bizhga: 1962

Gjyqtari: Lindur ne?

Bizhga: Gjirokaster

Gjyqtari: Banues ne?

Bizhga: Tirane

Gjyqtari: Arsimi?

Bizhga: I Larte

Gjyqatri: Gjendja civile?

Bizhga: I martuar

Gjyqtari: Gjendja gjyqesore?

Bizhga: I padenuar

Gjyqtari: Me kombesi, shtetesi?

Bizhga: Shqiptare

Gjyqtari: Me te pandehurit qe une lexova keni ndonje lidhje?

Bizhga: Jo

Gjyqtari: Ku punoni?

Bizhga: Aktualisht jam ne detyre shef, ne Akademine e Rendit

Prokurori: Zoti deshmitar mund te tha thoni ku keni punuar me pare?

Bizhga: Une kam qene shefi i Policise Kriminale qysh nga viti 1996 deri ne '97

Prokurori: Ne cfare qyteti?

Bizhga: Ne qytetin e Vlores

Prokurori: Gjate kesaj periudhe, a je urdheruar per te kryer detyre tjeter?

Bizhga: Une kete detyre e kam ushtuar deri ne mars te vitit 1997 dhe me daten 4 mars ne mengjes, kam komunikuar me titullarin me te larte te policise ne ate kohe Agim Shehu, i cili ishte zevendesminister. I kam thene qe une ne Vlore nuk mund te rri dot, se e kam te pamundur dhe dua te largohem. Ai me teper me kerkoi qe:- "Sokol dega e Komisariatit Sarande ka rene dhe nese te jepet mundesia per te shkuar dhe per ta ngritur Komisariatin, beje nje gje te tille". Une iu kam thene disa cunave qe te shkonim ne Sarande per te ringritur Komisariatin. Nese nuk do te mund te ngrinim Komisariatin, atehere do te shkonim ne Gjirokaster tek familja ime. Nga Vlora jemi nisur rreth ores 7:30 te mengjesit te dates 04 mars te vitit 1997 dhe kemi qene 4 veta une, Gjergj Mehmeti, Myzafer Blushi dhe Eduart Alieaj, me makinen e Myzaferit me targa te Vlores. Ne kemi bere rrugen dhe kemi ndaluar per mengjes ne lokalin "Sorkadhja", Llogara. Pasi hengrem aty mengjes, kemi qendruar rreth 15 minuta dhe aty kemi marre pak mish me vete, per ta ngrene rruges. Pra rreth ores 11 jemi nisur per ne Sarande. Gjithashtu ne zonen e Porto-Romanos kemi hasur nja dy makina tip "Zis" te ngarkuara me placka, qe dukeshin qe ishin marre nga reparti ushtarak, sepse dolen nga kthesa aty. Ne Sarande kemi arritur rreth ores 11 dhe kemi shkuar drejt e ne Komisariatin e Policise. Kur shkuam ne Komisariat pame qe nga dyert e Komisariatit dilte tym, ai ishte i djegur. Zbritem nga makina beme pak rruge ne kembe dhe pame qe nuk na foli njeri. Diku tek sheshi para baskise, shume prane Komisariatit pame nje grup me 7-8 burra dhe une fiksova njerin prej tyre, nje burre shtatlarte, me floke te rena, i shendoshe, kishte nje leter ne dore dhe po mbante shenime, i pame, na pane dhe asnje nga palet nuk reagoi. Beme dhe pak xhiro ne qytet dhe po vente ora 12 e drekes, dhe te gjithe koleget rame dakord qe te shkonin ne Butrit, te hanim ushqimet qe kishim marre me vete. Shkuam ne Butrint, aty mund te kemi qendruar rreth nje ore dhe nisem te hame. Rruges, tek kendi i lojerave pyetem a ka ndonje telefon.

Gjyqtari: Ju ishit te veshur me uniforme?

Bizhga: Jo une nuk kam qene asnjehere i veshur me uniforme, sepse detyra e shefit te Policise Kriminale te jepte te drejten e mos mbajtjes se uniformes.

Gjyqtari: Po personat e tjere?

Bizhga: As personat e tjere. Kur u kthyem nga porti, u afruam tek nje rruge e paasfaltuar dhe pame nje burre, rreth te 40-ve qe kishte telefon dhe na i vuri ne dispozicion per te komunikuar. Une komunikova me zevendesministrin dhe i thashe qe gjendja ne Sarande nuk eshte e mire dhe nuk mund ta ngreme Komisariatin. Pasi folem ne telefon une pagova 10 mije leke ( te vjetra) per telefonaten. Megjithate ne u nisem per te dale nga Saranda ne drejtim te Gjirokastres.

Prokurori: Gjate rruges per t'u kthyer keni kontaktuar me ndonje person?

Bizhga: Kur jemi kthyer nga Butrinti ne drejtim te Sarandes, na ka dale nje ushtar dhe na tha 'Aman me merrni me vete, se gjithe reparti eshte larguar' dhe mbaj mend se na tha jam nga Tepelena.

Prokurori: Po ne qytetin e Sarandes jeni takuar me ndonje person tjeter?

Bixhga: Po jam takuar me djalin e halles sime

Prokurori: Si quhet?

Bizhga: Skender Cela. Une e kam takuar per motivin e vajtjes sone ne Sarande. Kur jemi larguar nga Saranda per ne Gjirokaster, pak sapo kalon sheshin, para bashkise ne drejtim per te dale, shikoj nje benz ngjyre vishnje, i cili kishte nxjerre automatikun nga dritarja. Tek vendi ku quhet Rrapi, mbaj mend qe ajo makine erdhi nga krahu i djathte. Sapo merr maloren per te dale te Qafa e Gjashtes, vazhduam rrugen drejt, ndoshta 110 metra, na ze rrugen nje makine, nje benz me ngjyre jeshile dhe nga dera e ketij benzi, nga krahu i djathte, nga dera e pare ka dale nje djale me automatik ne dore, te pa drejtuar nga ne, por e mbante ne dore varur, dhe erdhi tek krahu i pare i pasagjerit, ku isha ulur une.

Prokurori: Na shpjegoni si ishit te ulur ne makine.

Bizhga: Po. Une kam qene ne vend te pare te pasagjerit, Myzafer Blushi shofer, pas sediljes sime ka qene Eduart Haliaj dhe pas sediljes se Myzaferit ka qene Gjergj Mehmetit.

Prokurori: Cfare ndodhi me pas me personin?

Bizhga: Personi qe doli me automatikun ne dore dhe u drejtuar tek une, floket i kishte pak te gjata nga mbrapa dhe gjysme te shkurter nga anet, me onde, jo te drejta, jo trup i vogel trup mesatar dhe ne kohen, kur u afrua te xhami i makines sime te dera, une me doren e majte, kam kapur automatikun nga xhami i dritares, me doren e djathte kam hapur deren, dhe i kam thene qe une jam Sokol Bizhga, shefi i Policise Kriminale te Vlores, ai me tha qe edhe une njoh dike ne Vlore, por me permendi nje emer qe nuk me kujtohet. Nderkohe nga makina kishin zbritur edhe dy persona te tjere, njeri nga personat mbaj mend qe perpara se te zbriste, ishte ulur ne sediljen e pasme te makines, me doren e djathte te vendosur ne sedilje dhe po shikonte per ne drejtim nga brenda. Ne ate kohe une po komunikoja me personin qe i kisha kapur armen dhe dy personat e tjere, zbriten nga makina. Shoferi pasi kishte zbritur nga makina e kishte lene deren hapur. Edhe Gjergji Mehmeti kishte zbritur nga makina dhe nderkohe qe une i sqaroja shoferi te benzit, qe kishte lene deren hapur dhe me sulm, u largua ne drejtim te Qafe Gashtes. Une ate nuk e njihja, sepse shume pak kam ndenjur ne Sarande. Nderkohe qe nje makine u largua me shpejtesi, ne pyetem nese ka ndonje rrezik per te kaluar, dhe te dy na u pergjigjen se nuk ka rrezik, por ne per t'u siguruar i kemi marre qe te dy qytetaret ne makine. Kur morem te dy qytetaret u ngjitem ne qafe te Gjashtes. Me idene qe atyre iu jemi prezantuar qe jemi punonjes policie dhe qe na thane vete, qe do na benin te lehte kalimin. U nisem dhe pa bere ndoshta 60 -70 metra rruge kur vete per ne Gjirokaster, kemi degjuar shume krisma armesh. Ne keto kushte shoferi e vendosi bencin e tij, perpara nje kamioncine te madhe perballe nje karburanti. Nga krismat nuk ishte lenduar njeri dhe menjehere nga makina kemi dale une dhe Gjergji, ai nga e djathta une nga e majta dhe une ju kam bertitur, qe une quhem Sokol Bizhga jam shefi i Policise Kriminale Vlores jemi leber, jemi vellezer mos qelloni. U krijua nje pauz dhe ne kemi hipur te dy ne makine, i thama tyre qe t'u thoshte se kush jemi dhe qe te vazhdonim rrugen. Dua te them qe persona me automatik me kane thene, qe une jam Bubeqi, kur i jam prezantuar qe jam Sokol Bizhga. Kur i thame Bubeqit dhe atij tjetrit qe t'u thoshin kush qene, u nisen ne drejtim te personave te armatosur ne pozicione te largeta.

Prokurori: Sa persona mundet te konstatoni?

Bizhga : Nuk jam ne gjendje, 25 metra me poshte qe nje pike karburanti ishin dy persona ne krah te djathte, nga pjesa e siperme e rruges kam konstatuar persona te tjere, qe ishin ne pozicione. Personat zbriten nga makina, u larguan me ngadale dhe personat qe qelluan me pare, por qe nuk u lendua njeri, mbaj mend qe kur iu jane afruan personave te armatosur, te pakten 10 metra rruge per te mberritur te personat e armatosur, iu kane thene personave te baraka e vogel, qe ishte karburant, kam pare dhe degjuar qe personi qe mu prezantua si Bubeqi, ka thirrur fort "Tufjani". Me beri pershtypje kjo fjale se kisha degjuar ndonjehere dhe pas kesaj fjale, u degjua nje numer i madh krismash dhe degjoja se drejt kamioncines drejtoheshin me bresheri. Aty kam degjuar qe Gjergj Mehmeti me tha 'Oh u plagosa' dhe ra ne gjunje. I thashe se ku u plagose dhe me tha se ishte plagosur ne kembe. I thashe futu ne makine.

Prokurori: Ku ishit ne makine?

Bizhga: Une kam qene jashte ne makine

Prokurori : Po personat e tjere?

Bizhga: Perballe me ne, ne krahun e majte pas shoferit. E pashe qe situata u rendua. Atehere kam marre automatikun dhe kam qelluar ne drejtim te tyre, pa rrezikuar jeten e asnjerit. Kur kam krijuar nje pauz, i kerkoj Myzaferit Blushit te merrnin makinen dhe te ktheheshin ne Sarande, se bashku me Gjergjin dolen nga makina dhe u fshehen pas, filluan serish krisma. Une serish qellova me arme me bresheri, duke iu thene policeve qe ju, largohuni se keta e kane me mua. Dhe pasi kane mbaruar zjarri kam pare qe policet nuk qene me prane meje. Pas kesaj periudhe u krijua nje paus dhe perseri krisma. ne kete kohe, me qe dera ishte hapur, kisha gjashte granata ne makine qe kane rrezen 25 metra dhe i kam hedhur te gjashta granatat ne asfalt, 20 metra nga vendi ku isha vete. Pasi i hodha te gjashta granata,t u krijua nje pauz dhe une jam larguar nga krahu i djathe, jam hedhur nga murri dhe per te shpetuar policet, kam ecur ne vije te drejte te forcave speciale te FNSH-se. Pasi kam bere rreth 50 metra rruge, deri ne ate kohe, nuk kishte krisma, filluan bresheri automatiku te pandaluara, ne drejtimin tim. Jam futur ne nje koder te pyllezuar dhe i bindur qe aty do vijne te gjithe, kam dale nga kodra e pyllezuar perseri ne vije te drejte dhe jam hedhur ne nje koder tjeter, te papyllezuar. Aty jam pozicionuar ne nje shkurre dhe po shikoja te gjitha veprimet e personave te armatosur, qe moren nje tank, dhe e zbriten poshte nje rruge dhe vinin drejt kodres se pyllezuar, nderkohe qe une kisha dale prej saj. Dikush tha qe mos qelloni me tank, pasi punonjesit jane larg, atehere kane kthyer tankun per ta kaluar bllokun e pyllezuar, per te ardhur atje ku isha une. Ne kete kohe sic kam qene i pozicionuar ne kodren qe thashe, kam pare nje tym te madh te zi qe dilte nga vendi ku ne kishim lene makinen. Naten kam zbritur dhe kam bere rrugen ne kembe, kam bere rrugen neper male dhe ne oren ne 4 pasdite, kam mberritur ne fshatin tim ne Gjirokaster. Ne shtepi une degjova nepermjet televizionit grek, qe ishte vrare Gjergji dhe ishte djegur, qe Myzaferi kishte shpetuar dhe qe Edin e kishin kapur. Une njoftova Komisariatin e Policise Gjirokaster, informova dhe cfare kishte ndodhur. Pas shume pengesash mberrita ne Tirane dhe menjehere njoftova shefin e Policise Kriminale, per cfare kishe ngjare. Kam bere nje informacion per ministrin dhe Presidentin e asaj kohe, duke i pershkruar lajmin e hidhur. Prokuroria ne ate kohe nuk ekzistonte. R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›