E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi, 40 mije raste perfundojne ne spital

Viroza gripale duket se po perhapet me nje shpejtesi te madhe dhe kjo, per vete faktin se ne muajin janar jane regjistruar 40 mije raste, qe kane perfunduar ne spital per te marre ndihme mjekesore. Sipas te dhenave te Shendetit Publik, qe mbledh te dhenat nga te gjitha spitalet e rretheve, ne menyre qe te kene nen mbikeqyrje situaten epidemiologjike, shprehen se aktualisht numri i te prekurve shkon ne 10 mije ne jave. "Gripi po ndjek kurben normale te zhvillimit te tij dhe momentalisht kemi 10 mije te prekur ne jave, numer ky qe parashikohet te rritet gjate fundit te shkurtit dhe fillimit te marsit, kur edhe virozat arrijne pikun" ka pohuar Dritan Ulqinaku, specialist i ISHP-se.

Gripi

Situata ne te cilen ndodhemi per sa i perket rasteve te gripit eshte ne stadet mesatare ku numri i te prekurve eshte rreth 10 mije. Sipas specialisteve te Shendetit Publik rezulton se, shifrat jane te larta kur tejkalohet shifra 14 apo 15 mije raste ne jave. "Nga nje situate e qete gripale kemi kaluar ne nje situate te mesme te gripit. Per kete shkak u kerkojme urgjencave te spitaleve, te marrin masa per te siguruar pajisje dhe medikamente, per te perballuar ndonje shperthim te afert te gripit" kane pohuar specialistet e Institutit te Shendetit Publik. Dhimbje fyti, dhimbje koke, temperature e larte qe shoqerohet edhe me te vjella, jane vetem disa nga shenjat qe kane shumica e pacienteve kur paraqiten neper spitale. Sipas specialisteve, personat te cilet nuk kane kryer vaksinen kunder gripit dhe nuk jane me gjendje gripale, jane ende ne kohe per ta kryer ate.

Vaksina

Specialistet thone se muaji ideal i kryerjes se vaksines me qellim fitimin e imunitetit ndaj virusit te gripit eshte tetori, por ata shtojne se ajo mund te kryhet dhe ne kete kohe, sidomos nga grupet e riskut, ku perfshihen femijet e semure nga semundjet respiratore, te moshuarit dhe punonjesit e shendetesise. Nderkohe qe nuk lejohet berja e vaksines tek grate shtatzena si dhe tek personat te cilet jane te prekur nga gripi. "Ata persona te cilet jane te prekur nga gripi, nuk duhet te injektojne vaksinen. Pas kalimit te virusit duhet te keshillohen me mjekun, dhe ky u fundit duhet te jape udhezimet" ka pohuar Bino. Sipas saj, keto vaksina mund te blihen ne farmaci dhe te kryhen ne qendra shendetesore. Por per specialistet cdo grip e ka nje kosto. Keshtu nese do te kishim grip te shpendeve, aktualisht ne vendin tone nuk ka, do te ulte mundesine e rikombinimit me kete virus. "Nese do te kishim nje epidemi te rende gripale ne vend, kostoja mujore do te arrinte ne rreth 10 milione dollare per trajtimin e gripit" shprehet specialistja e ISHP-se. Nga te dhenat e mjekeve rezulton se kjo semundje virale, perhapet lehtesisht permes sperklave, teshtimave dhe kolles. Simptomat e semundjes jane dhimbja e kokes ne menyre te vazhdueshme, kolle, temperature e larte dhe gjendje e debult. Per te evituar marrjen e kesaj semundjeje, mjeket keshillojne kufizimin e kontakteve ne ambientet kolektive si kopshte, cerdhe dhe qendra te punes, sepse virusi eshte ngjites.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›