E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grate shtatzena sherbim falas

Nje pakete baze, sherbimesh falas per te gjithe njerezit, pavaresisht perfshirjes se tyre ose jo ne skemen e sigurimeve. Ky eshte ligji i ri, i cili vjen ne mbrojtje te qytetareve, shendetit te tyre si dhe per te siguruar nje mjedis sa me te shendetshem. Sipas ketij ligji parashikohet qe sherbimet baze dhe me te domosdoshme te ofrohen falas per popullaten, ne menyre qe te kete me pak probleme shendetesore ne te ardhmen. Nder te parat qe do te perfitojne ne kete ligj, jane grate shtatzena te cilat do te marrin sherbim falas persa i perket kesaj periudhe, duke filluar qe nga vizitat e deri tek ekot apo ekzaminimet e tjera. "Ky ligj i hartuar nga Ministria e Shendetesise parashikon nje sere sherbimesh te cilat do te ofrohen falas dhe jane per mbrojtjen e shendetit te qytetareve. Sherbimet baze qe parashikon ky ligj, jane edukimi shendetesor, parandalimin e semundjeve, depistimin, siguria ushqimore, shendeti ne pune. Ajo qe eshte e rendesishme, eshte edhe ofrimi falas i shendetit riprodhues, perfshire nenen, femijen dhe shendetin seksual" ka pohuar drejtori i Shendetit Publik ne Ministrine e Shendetesise, Gazmend Bejtja. Sipas tij jane 13 sherbime baze te rendesishme, te cilat do te vihen ne sherbim te qytetareve.

Ligji

Drafti i ligjit per shendetin publik pritet te diskutohet me te gjithe aktoret e politikes. Konkretisht ky ligj synon te vendose disa masa qe duhet te marre shteti, per te siguruar shendetin e popullates. "Ky ligj propozohet ne nje kohe kur sistemi shendetesor eshte ne proces reformimi. Ne kete proces eshte e rendesishme te ruhet balanca midis mbajtjes ne kontroll te kostos se sherbimeve mjekesore dhe aksesit te barabarte te popullates ne sherbimet baze, si imunizimi, kapja e hershme e semundjeve te caktuara si diabeti, hipertensioni arterial, kanceri etj." ka pohuar Bejtja. Nepermjet ketij ligji parashikohet te forcohen edhe kontrollet ne pikat kufitare, ne menyre qe te sigurohet mbrojtje, per te mos lejuar kalimin e semundjeve nga njeri vend ne tjetrin. S .Isaku

Sherbimet baze te shendetit publik

Promovimi i shendetit

Edukimi shendetesor

Parandalimi i semundjeve, perfshire imunizimi, depistimi

Siguria ushqimore, perfshire monitorimin e ujit te pijshem

Shendeti ne pune

Shendeti mjedisor, perfshire monitorimin e mbetjeve urbane

Shendeti riprodhues, perfshire shendetin e nenes, femijes dhe shendetin seksual

Shendeti mendor

Sistemi i informacionit ne shendetit publik

Survejanca ne shendet publik

Laboratoret e shendetit publik

Monitorimi i sherbimeve te shendetit publik ne paresor

Kerkimi shkencor ne shendet publik

Trajnimet ne shendet publik


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›