Kryeministri Berisha takon aleatet per Presidentin
Një ditë para raundit të parë të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit kryeministri Sali Berisha ka intensifikuar takimet me aleatët në përpjekje për t’i dhënë zgjidhje këtij procesi.
Pas takimit me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule, kreu i mazhorancës është takuar me aleatët e tij Ilir Meta, Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi, ku kanë konfirmuar edhe njëherë vullnetin e mazhorancës për një president konsensuale, ndërkohë që pasditen e sotme pritet mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike.
Meta pas takimit: Vullnet për një president konsensual
“U konfirmua vullneti dhe përgjegjshmëria për një president konsensual, nuk kemi asnjë emër konkret të mazhorancës”- Kështu ka deklaruar kreu i LSI-së Ilir Meta menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e mazhorancës Sali Berisha dhe kryetarët e partive të tjetra, aleate të mazhorancës.
Meta përsëriti ftesën e mazhorancës ndaj opozitës për të kontribuar në këtë proces, sepse është në interes të vendit dhe reformave të integrimit, ndërsa theksoi se ende nuk është folur për ndonjë emër konkret, pasi ky do të vijë në orët në vijim.
“E rëndësishme është të konfirmojmë vullnetin për një zgjedhje konsensuale të emrit të Presidentit të ri që të jetë një emër që të sigurojë një konsensus për të vazhduar reformat që kërkon integrimi evropian”, tha kreu i LSI-së.
Berisha pas takimit me Dulen: Pa konsensusin e PS-së, nuk ka votim nesër
Kryeministri Sali Berisha pas takimit me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule ka ftuar sërish opozitën të bashkëpunojë në funksion të një presidenti konsensual, i cili sipas kryeministri nuk mund të vijë vetëm nga politika, por edhe nga drejtësia dhe diplomacia, duke zgjeruar kështu spektrin e kandidatit në bazë të konsensusit që ka bërë edhe me LSI-në. Sipas tij mos arritja e një konsensusi me Partinë Socialiste do ta bënte votimin e nesërm për presidentin të pavleshëm.
“Çështja e presidentit është çështje e politikës, kemi rënë dakord me LSI. Emrat duhet të konsiderohen edhe nga drejtësia dhe nga diplomacia, por përparësi ka fusha politike. Të them që nesër do arrihet konsensusi me opozitën, kjo është pak e vështirë. Por, nëse nuk arrihet atëherë votimit do të shtyhet”- theksoi kryeministri, i cili lajmëroi edhe mbledhjen e kryesisë së PD-së ditën e sotme.
Ndërsa e cilësoi bashkëpunimin me opozitën në interes të saj kryeministri theksoi se Presidenti duhet të jetë besnik i Kushtetutës.
Ai pohoi gjithashtu edhe lobimin e kreut të PBDNJ, Dule për Nanon si kandidaturë për president, ndërsa shtoi se e ka shprehur qëndrimin e tij për këtë.
“Dule lobon fuqishë për zotin Nano, dhe unë k jam në dijeni të rezultateve të lobimit të tij. E rëndësishme është të ecim drejt shqyrtimit të këtij procesi”, tha Berisha.
Dule: Kandidatura e Nanos për PBDNJ, konsensuale
Nga ana e tij kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij në favor të kandidaturës së Fatos Nanos për president, pasi sipas tij presidenti duhet të vijë nga radhët e politikës, ndërkohë që e vlerëson kandidaturën e Nanos konsensuale.
“Presidenti i ardhshëm duhet të vijë nga radhët e politikës. Kërkimi jashtë portave të politikës zhvlerëson rolin e politikanit në shoqëri, ekzistojnë të gjitha kushtet për një president konsensual, i cili mund të kalojë raundin e parë. Një proces serioz kërkon që opinioni të njihet në lidhje me kandidaturat përkatëse, emra konsensualë ka nga radhët e politikanëve. Në lidhje më këtë kandidaturë ka mundësi të arrijë konsensusin Fatos Nano”, tha ai.