E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomistët paralajmërojnë rënie të re ekonomike

Berlin, 26 Dhjetor NOA - Ekonomistë të njohur në Gjermani kanë paralajmëruar për një rënie të re në ekonominë gjermane vitin e ardhshëm. Ka të ngjarë që rimëkëmbja e shkurtër të pasohet nga një rënie e re, tha drejtori i Institutit për Makroekonomi dhe Studim të Koniunkturës, Gustav Horn.

Situata në sektorin financiar vazhdon të jetë e paqëndrueshme. Edhe drejtori i sektorit të parashikimeve në Institutin e Kiel-it për Ekonominë Botërore, Joachim Scheide, sheh rrezikun e një rënieje pas fazës së përmirësimit. Për "Spiegel Online", Scheide tha, se vendimtar do të jetë zhvillimi i sektorit bankar. Nëse bankat do të jenë të detyruara të bëjnë korrigjime të tjera masive të vlerave të aktivit, kjo mund të sjellë një tjetër krizë.    

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›