E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama ashpërson masat e sigurisë ajrore

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka urdhëruar shtimin e masave të sigurisë për fluturimet brenda dhe jashtë vendit. Ky urdhër vjen si reagim ndaj një tentative për atentat kundër një avioni civil në afërsi të Detroitit.
Një nigerian u përpoq të ndizte një mjet shpërthyes gjatë një fluturimi me linjën Delta Northwest, bënë të ditur autoritetet në SHBA.
Nigeriani u ndalua nga pasagjerët dhe ekuipazhi. Atentatori pas arrestimit pranoi se kishte lidhje me rrjetin terrorist al-Qaeda.
Avioni, Airbus 330, mundi më pas të ulet pa probleme në Detroit. Në bordin e avionit që vinte nga Holanda ndodheshin 290 vetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›