E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, publikohen fotot e atentatorit Umar Farouk Abdulmutallab

Janë publikuar në internet foto të Umar Farouk Abdulmutallab, personit i cili u përpoq që të hidhte në erë një avion i cili ishte nisur për në Detroit të SHBA-së. I dyshuari, i cili po trajtohet në një spital të Michiganit për diegie, gjatë përpjekjes së tij për të kryer një akt kamikaz, u bllokua nga disa pasagjerë të avionit.
Policia e Detroitit i ka lexuar akuzat Abdulmutallab, i cili është duke përdorur një karrocë invalidësh për shkak të plagëve dhe djegieve që ka marrë.
Gjatë këtij atentati të dështuar, dy pasagjerë të linjës ajrore pësuan lëndime të vogla. Ndërsa pjesa tjetër e pasagjerëve arritën që të dalin pa pasoja nga kjo përpjekje e të riut Nigerian për të kryer një akt terrorist. Disa orë pas aktit të Abdulmutalb, FBI, publikoi të dhëna dhe gjeneralitete mbi të dyshuarin. Nigeriani Umar Farouk Abdulmutallab është 23-vjeç dhe rezulton se ka studiuar për tre vite në Kolegjin Universitar të Londrës për 3 vite, nga shtatori i vitit 2005 deri në qershor të vitit 2008.
Hetuesë të shumtë nga Nigeria, Amerika dhe Hollanda janë mbledhur për të konsultuar mbi faktin se si arriti i riu nigerian që të penetronte avionin e linjës ajrore të "Delta Air Lines" i pajisur materiale eksplozivi.
Pak orë pas ngjarjes ka folur edhe një nga personat që ka arritur që të bllokojë nigerianin. 32-vjeçari hollandez, Jasper Schuringa, ka rrëfyer momentet e ankthit sesi ai mundi të bllokoi Abdulmutallab.
"Fillimisht unë dëgjova disa njerëz duke bërtitur më pas pashë një mjergull tymi i cili po i afroi sediljes sime. Nuk u mendova gjatë por shkova dhe e bllokova sulmuesin sapo e pashë."- rrëfeu Schuringa. Sipas hollandezit Abdulmutallab nuk kishte bërë rezistencë gjatë momentit kur ai ishte bllokuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›