Liban, 2 viktima nga një sulm me bombë në Beirut
Një shpërthim me bombë ka ndodhur ditën e shtunë në periferi të kryeqytetit të Libanit, në Beirut. Synimi i këtij shpërthimi ishte një makinë që ishte pronë e Hesbollah, grupit radikal islamik palestinez.
Sipas burimeve të policiës, 2 persona humbën jetën ndërsa 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Direkt pas shpërthimit, me dhjetëra forca policie dhe ambulanca kanë ardhur në vendngjarje. Ky sulm ka ndodhur 200 metra larg njërës prej bazave më të mëdha të grupit shiitë të Hezbollahut.
Pas ngjarjes, asnjë koment nuk ka ardhur nga liderët e rrjetit islamik palestinez. Që nga koha e sulmeve të forcave izraelite në vitit 2005, Libani ka pasur një përiudhë paqeje dhe mungese aktesh terroriste. Libani ka kohë që është pa një qeveri funksionale që nga zgjedhjet e qershorit të këtij viti. Gjatë viteve të kaluara shumë luftëtarë dhe militantë të rrjetit të Hezbollah kanë vdekur në sulme kamikaze në të cilat janë kryer në Izrael. Libani mban mbi 12 kampe refugjatësh palestinezë, në këto kampe ndodhen mbi 200 mijë persona.