Ekonomisti Lukas Papademos kryeministri i ri i Greqise

Televizioni shteteror grek njofton se ekonomisti Lukas Papademos do te jete kryeministri i ri i perkohshem i vendit nderkohe qe Greqia po perpiqet te plotesoje kushtet e kredit-dhenesve nderkombetare.
Kryeministri socialist Jorgo Papandreu i cili po largohet nga detyra dhe udheheqesi i opozites Antonis Samaras arriten sot nje marreveshje per krijimin e nje qeverie koalicioni deri ne zhvillimin e zgjedhjeve te pergjithshme vitin e ardhshem.
Zoti Papademos ish nen president i Bankes Qendrore Evropiane konsiderohet si zyrtar teknokrat dhe jo-partiak i cili mund te zbatoje programin e masave shtrenguese ekonomike qe kreditoret e huaj kerkojne nga Greqia ne shkembim te ndihmes financiare.
Ministrat e financave te Bashkimit Evropian po prisnin formimin e qeverise se re per ti dhene Greqise huane e re prej 11 miliarde dollaresh nga paketa e ndihmave e miratuar ne vitin 2010.