Perdorimi i standardit te gjuhes shqipe ne Kosove

Vitin qe vjen mbushen dyzet vjet qe nga koha kur shqiptaret krijuan nje standard te gjuhes shqipe. Ne Kosove gjysma e kesaj moshe te standardit po pershkohet nga debate rreth funksionimit te tij. Kjo ka bere qe edhe vleresimet te jene nga me te ndryshmet nga ato qe kerkojne mbrojtjen e standardit aktual deri tek ata qe kerkojne ndryshimin e plote te tij.
Shefkie Islamaj studiuese e gjuhes dhe keshilltare shkencore ne institutin albanologjik thote se standardi i percaktuar ne vitin 1972 paraqet nje nga ngjarjet me te rendesishme te shekullit te kaluar.
Per shqiptaret njesimi i gjuhes standarde eshte nje e arritur e madhe nder me te medhate ne shekullin e XX. Dhe diskutimet qe behen ketu e njezet vjet me dinamike dhe me te intensifikuara mendoj se absolutisht jane ne te shumten e heres joshkencore dhe nuk marrin parasysh as zhvillimin e gjuhes standarde dhe as zhvillimin e shqipes ne pergjithesi dhe prirjet e saja zhvilluese te shekullit XIX dhe XX
Publicisti Migjen Kelmendi nje nga nismetaret e debateve per ndryshime mendon ndryshe. Standardi ka pesue fiasko ne Kosove. Njerezit e qytetnuem kishin me u ule e me e pa ku jane shkaqet e jo me e tabuizue kete teme dhe me e politizue dhe sterpolitiziue sa mos me guxue kush me e hape si teme.
Studiuesi Rrahman Pacarizi thote se ne mungese te matjeve empirike dhe interpretimeve te duhura shkencore debatet po zhvillohen ndermjet qasjeve te skajshme.
Njera pale thote se duhet te permbyset ky standard dhe duhet te behet nje gegerishte pa e ditur se cfare gegerishte do te jete ajo. Dhe kemi qendrimin tjeter te betonuar te partizaneve te standardit aktual dhe mendoj qe asnjera nga keto dy qendrime nuk i bejne mire zhvillimit te gjuhes.
Por ku jane shkaqet e mosfunksionimit te duhur te standardit me mesimin e te cilit asnjeri nuk eshte i kenaqur.
Natyrisht qe nuk jam absolutisht e kenaqur. Ende vazhdojme te mos kemi nje planifikim gjuhesore nje politike gjuhesore ende vazhdojme te mos kemi nje perkujdesje institucionale. Ende vazhdojme te sillemi sikur gjuha eshte dicka qe nuk e do kujdesin. Shkolla shqipe ka kaluar neper veshtiresi te medha. Pergatitja e kuadrove ka kaluar neper veshtiresi po keshtu te medha. Pozita e studimeve albanologjike ka pesuar renie. Perkrahja materiale financiare e projekteve studimore perreth shqipes kane pesuar rregjim ose degradim. Te gjitha keto manifestohen shfaqen shihen edhe ne ligjerimin tone te shkruar por sidomos ne te folur tha zonja Islamaj.
Une mendoj se ka nje shpjegim. shte neglizhue ajo qe quhet gjuha amtare e nje pjese te madhe te shqiptareve. Shqiptaret ne Kosove ne Maqedoni ne Mal te Zi ne gjysmen e Shqipnise jetojne ne gegnisht. Jeta e tyne flet gegnisht. Standardi eshte nje artific i cili nuk po ngjet. Arsyet qe nuk po ngjet duhet me i analizue te gjithe bashke e sidomos njerezit qe kane pergjegjesi per kete pune dhe kane marre pergjegjesi publike per kete pune sic jane gjuhtaret tha zoti Kelmendi
Ka shume faktore. Por une mendoj qe faktori kryesor eshte fakti se ne Kosove eshte zhvilluar nje sistem paralel i arsimit per nje kohe te gjate dhe kjo e ka rregjuar e ka bjerre ne mase te madhe kulturen e te lexuarit dhe kulturen edhe te mbajtjes se mesimit. Telashet kryesore ne Kosove i kemi me sistemin arsimor ne shkollen fillore dhe te mesme dhe per kete arsye Universiteti i Prishtines eshte detyruar qe kulturen e gjuhes ta fus per absurd si lende te detyrueshme ne te gjitha fakultetet. Domethene edhe studentet e fizikes edhe te mjekesise duhet te mesojne tash kulture gjuhe tha zoti Pacarizi.
Per zonjen Islamaj mosha e standardit eshte teper e re per ndryshime rrenjesore dhe sipas saj standardit aktual te shqipes i takon e ardhmja. Nese nuk i takon e sotmja per shkak te veshtiresive ne zbatimin dhe zoterimin e saj veshtiresi neper te cilat kane kaluar edhe popujt tjere standardit te shqipes gjuhes standarde i takon e ardhmja sepse shqiptaret kane treguar pjekuri vetedije edhe para dyzet vjetesh se shqiptaret duhet te ecin bashke gjuhesisht dhe kombetarisht.
Per zotin Kelmendi nje standard eshte i domosdoshem.
Patjeter. Une nuk jam kunder nje standardi. Une vetem e kam kete qendrim qe standardi duhet me u sherbye njerezve me e lehtesue komunikimin e tyne por jo me prodhue stereotipe jo me e pamundesue komunikimin jo me e thjeshtue interkaktimin.
Studiuesi Rrahman Pacarizi i cili sapo ka botuar nje liber ku trajtohen problemet e pranimit psikolinguistike te standardit te shqipes thote se nje rruge e mesme do te krijonte mundesi me te mira te mesimit te ketij standardi.
Lejimi i futjes se paskajores gege e cila nuk ka referenca vetore dhe i absorbon te gjitha vetat do te ishte e mjaftueshme per fillim dhe kjo me vete do te terhiqte pas vetes edhe nje pjesore te shkurtuar gje qe do te ti bente folesit gege te shqipes qe te ndjehen mire brenda standardit meqe shqipja patjeter duhet te kete nje standard dhe patjeter duhet te kete nje standard te perbashket. Nuk guxojme te kemi dy standarde. Mirepo betonimi ne kete ceshtje do te shkaktoje reaksionin tjeter te fuqishem dhe une mendoj se shqipja standarde ne kete kuptim mund te jete e rrezikuar seriozisht.
Debatet vazhdojne tashme nje kohe te gjate dhe perfshijne nje game te gjere ceshtjesh qe kushtezojne veshtiresite e mesimit te standardit Por si ata qe kundershtojne standardin e vitit 1972 si ata qe e mbrojne ate pajtohen se nje standard te perbashket duhet te kete.