Indi, 10 të vrarë në një ritual hindu

Të paktën dhjetë persona janë vrarë në një rrëmujë gjatë një ceremonie fetare për 100-vjetorin e lindjes së themeluesit të sektit Hindu. Sipas mediave ndërkombëtare rrëmuja ka ndodhur në qytetin e shenjtë në veri të Indisë, Hariduar.
Mijëra persona po merrnin pjesë në ceremoninë kushtuar Sri Rama Sharma, themeluesi i sektit Gayatri Parivar.
Nga rrëmuja shumë persona të tjerë mbetën të plagosur dhe janë dërguar për në spital. Një zëdhënës i qeverisë, Amit Chandola, deklaroi për Associated Press se 50 persona janë plagosur si pasojë e rrëmujës.
Sipas burimit, shumë persona u rrëzuan, por njerëzit që ndodheshin më pas vazhduan të shtynin përpara turmën.
Hariduar, që ndodhet 173 kilometra në veri të Nju Delhit, është një qytet-tempull prej nga ka lindur edhe dinastia Ganges, nga malet e Himalajave, dhe konsiderohet i shenjtë.
Numri i madh i personave që marrin pjesë në festivalet fetare në Indi i ka kthyer rrëmujat në një ngjarje të zakonshme, që shoqërohen me viktima.
Një rrëmujë e ngjashme e ndodhur në një festival në shtetin jugor të Keralës, në Janar, u mori jetën mbi 100 personave.